Flash News

KRYESORE

Byrek e tavë kosi, restoranti në New York shërben gatime shqiptare

Një çift shqiptarësh, të cilët jetojnë në qytetin e Nju Jorkut, kanë hapur një restorant të vogël që ofron gatime shqiptare.

Emri i restorantit është "Dua Kafe" dhe në menynë e tyre gjen gatime tradicionale shqiptare si tavë kosi, byrek, fërgesë, kima etj.

Pronarët e “Dua Kafe”, Aida nga jugu dhe Bobian Demçe nga veriu i Shqipërisë, u shprehën për televizionin amerikan "CBS", se vendimi për të hapur një restorant tradicional shqiptar në një qytet si Nju Jorku nuk ishte aspak i lehtë, e madje i frikshëm.

Por Aida më në fund u bind nga bashkëshorti i saj, Bobiani, i cili kishte besim të plotë te aftësitë e saj të gatimit.

Restoranti ka foto dhe dekorime nga Shqipëria, dhe i qëndron besnik traditës shqiptare në gatim, duke tërhequr kështu jo vetëm shqiptarë, por edhe amerikanë e turistë nga vende të tjera të botës.

Të fundit