Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Celine Dion blen një shtëpi të re por nuk i zë 10 mijë këpucët e saj. Arsyeja pse nuk i dhuron
E ftuar në "Carpool Karaoke" me James Corden, këngëtarja Celine Dion ka treguar se ka 10 mijë palë këpucë dhe se nuk mund të dhurojë apo falë asnjë nga ato sepse ka një lidhje personale me secilën palë këpucësh:
“Nuk mund të jap asgjë, sepse çdo palë që blej më ka çuar atje ku jam sot. Ato janë pjesë e çdo hapi që marr, dhe kam një lidhje shpirtërore me ti. Ju mund të më quani të çmendur dhe e kuptoj."
Këngëtarja tregoi se para se të rregullonte një depo të madhe të këpucëve në Vegas, këngëtarja instaloi një dollap të madh për këpucë në shtëpinë e saj në Florida por sërish vendi nuk ishte i mjaftueshëm.
Dion tani ka “lëvizur” jetën e saj – dhe 10 000 palë këpucët që ka – në Vegas, duke blerë një depo të madhe për të akomoduar koleksionin e saj. Ajo pranon se dashuria e saj ndaj këpucëve e ka ndihmuar atë të përballojë humbjen e bashkëshortit të saj të ndjerë, Rene Angelil, i cili gjithashtu ka qenë merakli këpucësh.