Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Çfarë nuk po shkon? Pas Hong-Kongut, edhe SHBA po mendon të ndalojë aplikacionin TikTok
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë të ndalojnë hapjen e aplikacionit TikTok dhe disa aplikacioneve të tjerë kinezë.
Në një intervistë për Fox News, Sekretari Amerikan i Shtetit pohoi diçka të tillë. Ai u pyet nëse SHBA duhet të marrë në konsideratë ndalimin e rrjeteve sociale kineze, “veçanërisht TikTok”.
“Sa i përket aplikacioneve kineze në telefonat e njerëzve, ju siguroj që edhe në këtë rast SHBA do të marrë vendimin e duhur”, tha ai. “Nuk dua të flas para presidentit Trump, por po e shikojmë këtë mundësi”.
Ai u shpreh se njerëzit duhet ta shkarkojnë këtë aplikacion
“vetëm nëse duan që informacionet private të jenë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”.
“TikTok drejtohet nga një CEO amerikan, me qindra të punësuar në fushën e sigurisë, dhe politikave publike këtu në SHBA”, tha një zëdhënës i TikTok në një deklaratë, pas komenteve të Pompeo-s. “Nuk i kemi dhënë kurrë qeverisë kineze të dhëna mbi përdoruesit tanë dhe nuk do ta bëjmë kurrë nëse na kërkohet”.
TikTok, që është në pronësi të “ByteDance”, një kompani “startup” me seli në Pekin, është akuzuar shpesh nga politikanë amerikanë se kërcënon sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve me Kinën.
Gjithashtu aplikacioni TikTok është duke ndërprerë shërbimin e aplikacionit të tij të popullarizuar për ndarjen e videove në Hong Kong.
Masa e kompanisë, në pronësi të ByteDance me qendër në Kinë, vjen pasi Facebook, Google dhe Twitter bllokuan kërkesat nga qeveria dhe policia e Hong Kongut për informacion mbi përdoruesit, pasi Kina miratoi një ligj të ri mbi sigurisë.
Burimi: CNN