Flash News

KRYESORE

Cilat janë dy velinat e reja qe do shohim në ‘Fiks Fare’

Cilat janë dy velinat e reja qe do shohim në ‘Fiks Fare’

Në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv, kanë filluar të bëhen publike dhe figurat e reja që do shohim çdo ditë në ekran. Emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ nis me 3 shtator në Top Channel dhe këtij emisioni i janë shtuar dy vajza të reja.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku pamë dy vajza brune krahas djemve, emisioni “Fiks Fare” i është rikthyer gërshetimit të kthyer në traditë dhe ka përzgjedhur një vajzë brune dhe një bjonde.

Krahë dy prezantuesve Dorian Ramaliu dhe Devis Mukës do të jenë dy bukuroshet Marjana Shkreta dhe Artea Bebri. Të dyja vajzat janë marrë me modelin dhe nuk janë dhe aq të panjohura për publikun.

Të fundit