Flash News

KRYESORE

Çmimet e reja te dentisti, presidenti i Urdhrit të Stomatologjisë krahason me Kroacinë, replikon gazetarin: Lere standardin ekonomik

Një ditë më parë u publikua kërkesa e Urdhrit të Stomatologjisë Shqiptare për rritjen e çmimeve për shërbimet te dentisti në të gjithë vendin.

Pak më vonë, ky institucion reagoi duke sqaruar se kërkesa nuk është e detyrueshme, por orientuese për tregun. Megjithatë, presidenti i USSH Nikoll Deda ka sqaruar më tepër nga kjo kërkesë, ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘Kafein’.

“Ne jemi si të gjithë spitalet private të Tiranës, ky është profesion i lirë privat, si avokati, noteri. Tentuam të bëjmë një hap për të vënë vijat e kuqe për mashtruesit në shërbimin dentar. Lista e çmimeve tona nuk ka fuqi detyruese, vetëm orientuese e referencë. Ose i themi shqiptarëve kujdes, po pe listë tjetër është mashtrim”, u shpreh Deda.

Më tej, ai krahasoi çmimet e dentistrisë me ato të Kroacisë, ndërsa replikoi me gazetarin Flavio Qarri lidhur me standardin ekonomik në Shqipëri dhe atë në Kroaci, i cili po i kujtonte presidentit Deda se niveli i të ardhurave të shqiptarëve s'mund të krahasohet me një vend si Kroacia.

Deda: Ne ndryshojmë me 5-fish çmimin me një vend të përafërt siç është Kroacia.

Gazetari: Kroacia është edhe shumë lart me standardin ekonomik...

Deda: Lere standardin, teknikisht birra është me shtrenjtë këtu se në Gjermani. Në Shqipëri shërbimi i dentistrisë është i vetmi që në 20 vjet s’ka asnjë qindarkë rritje. Sot profesionistët e stomatologjisë, që janë komuniteti më seriozë, që çmimet e materialeve është rritur disa herë, nën trysninë e rritjes së numrit të dentistëve, ku një pallat ka gati tre klinika dentare, ai është futur në trysni për të mbrojtur cilësinë dhe e kanë mbrojtur. Por janë 20-30% që e kanë kthyer në tregti. Unë jam gardian i standardit, dhe standard pa çmim nuk ka.

Të fundit