Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Mjekja tregon ku janë përqëndruar vatrat më të rrezikshme në Tiranë, mes tyre edhe Kodra e Diellit

Covid-19/ Mjekja tregon ku janë përqëndruar vatrat më

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se është dyfishuar numri i epidemiologëve në terren, mjekët i treguan asaj se vatrat kryesore janë konstatuar kryesisht festat, ceremonitë mortore dhe ditëlindjet.

Një ndër mjekët thotë se vatrat kryesore në Tiranë janë Astiri, Fresku, edhe Kodra e Diellit.

“Në punën tonë të përditshme prej 5 muajsh na ka ndodhur ajo që patë edhe ju, vatrat kryesisht janë në zonat si Astiri, Fresku, edhe Kodra e Diellit.

Kush është më tepër kryesore është se vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos pas hapjes së fashës orare janë vatra të eventeve mortore, festa, ditëlindje që marrin pjesë grupe të rinjsh dhe kjo është që kemi vërejtur”, u shpreh mjekja.

Kodra e Diellit njihet ndryshe si zona e VIP-ave, pasi aty jetojnë disa nga figurat më të rëndësishme politike, por edhe të fushës së artit e medias, kurse Asitiri dhe Fresku njihen për numrin e lartë të banorëve. 

Të fundit