Flash News

KRYESORE

Dasmë në fshehtësi, por Kledi Kadiun e “tradhëtojnë” miqtë

Balerini i njohur Kledi Kadiu nuk është më beqar. Ndonëse tashmë është baba i një goce, kledi ka vendosur që të kurorëzojë dashurinë e tij me partneren në martesë.

Balerini shqiptar, në një ceremoninë mes miqsh dhe sigurisht me praninë e vajzës së vogël Lea, shkëmbeu unazat me partneren e tij Charlotte Lazzari.

Në ceremoni nuk munguan disa personalitete të njohur. Disa nga miqtë e tij më të ngushtë, Ilir Shaqiri, Anbeta Toromani me partnerin e saj, si dhe Ilgi Tare ishin të pranishëm. Ndonëse nusen dhe dhëndrin nuk i pamë, të ftuarit gjithësesi e dhanë lajmin e martesës së balerinit të njohur.

 

Të fundit