Flash News

KRYESORE

Data, Serbia vendos rihapjen e kufijve për vendet e rajonit

Data, Serbia vendos rihapjen e kufijve për vendet e rajonit

Nga 1 Qershori, Serbia do të hapë kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ndërsa për vendet e Bashkimit Europian kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të mbeten në fuqi të paktën deri më 15 Qershor.

Përsa i përket, hyrjes së shtetasve serbë në vendet e tjera, Daçiç tha se kjo do të varet nga rregullat që i kanë ato vende. Aktualisht Serbia deri më tani ka regjistruar më shumë se 10 mijë raste me Covid-19, prej të cilëve më shumë se 200 kanë humbur jetën.

Të fundit