
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Debati për ‘çmimin Kadare’/ Botuesi i përgjigjet Ardian Vehbiut: Detraktorët e Kadaresë nuk heqin kurrë dorë

(Replikë me Ardian Vehbiun)
ALDA BARDHYLI, koordinatore e çmimit “Kadare”
“Me këtë çmim fitojnë të gjithë”, ky titull i Ardian Vehbiut shoqëronte një shkrim mbi çmimin “Kadare”, në “Peizazhe të fjalës”, marrë shkas nga një status publik i profesorit Agron Gashi, ku fliste për “avullim” të shumës prej 10 mijë eurosh, që duhet të kishte shkuar në llogarinë e fituesit të edicionit të tretë të këtij çmimi, shkrimtarit Musa Ramadani.
Nëse nuk do të shkonim më tej tekstit të Vehbiut, titulli do të dukej i justifikuar për një çmim që, më shumë se për autorët që janë kurorëzuar në këto vite, ka fituar letërsia shqipe.
Nuk është hera e parë që Vehbiu kërkon ta shohë këtë konkurs të letrave shqipe, i cili është kthyer në këto vite në projektin më të rëndësishëm kulturor në hapësirat shqiptare, jo në vlerën që mbart si iniciativë dhe si një shërbim ndaj autorëve dhe letërsisë, por për grantin (ashtu siç e quan në një shkrim të vitit 2017) që mbart. (Dua vetëm të vërej se ky çmim vjen kaq fort në vëmendjen e publikut ngaqë lidhet me emrin e Kadaresë, por edhe për shkak të honorarit relativisht të majmë [10 000 euro] që merr fituesi, shkruan Vehbiu në shkrimin “Çmimi i përfolur”, dy vite më parë.)
Për një studiues të letërsisë e shkrimtar si Vehbiu, analiza mbi bilance financiare e jo mbi analiza mbi prurjet e këtij çmimi, pasi janë 5 romane të botuara në këto vite nga ky konkurs, thjesht konfirmojnë qëndrimet e tij të njohura për të mohuar çdo gjë që lidhet me emrin e Kadaresë.
Çmimi “Kadare”, iniciativë e Institutit Europian “Pashko”, mbylli këtë vit edicionin jubile (edicionin e pestë), duke shpallur fitues shkrimtarin e ri Loer Kume. Përgjatë këtyre viteve, në një hapësirë letrare, ku duket se nuk ndodh asgjë, ky çmim ka pasur meritën jo vetëm në krijimin e një gare motivuese për më shumë se 300 autorë, por dhe në nxitjen e një debati mbi letërsinë. Marrëdhëniet tona me autorët fitues të këtij çmimi kanë qenë korrekte jo vetëm sipas një kontrate të nënshkruar, por dhe sipas parimeve të pashkruara që njerëzit e letrave ndërtojnë. Përgjatë një periudhë 18 - 24-mujore, autorët kanë obligim ta promovojnë këtë iniciativë e në të njëjtën kohë veprat e tyre sipas modaliteteve të shkruara në statusin e çmimit “Kadare” në evente e takime të ndryshme. Ky proces ka përfunduar plotësisht me fituesin e edicionit të parë, Rudolf Marku. Është në përfundim e sipër me Shkëlqim Çelën dhe Musa Ramadanin, përkatësisht fituesit e edicionit të dytë dhe të tretë, por për shkak të largësisë gjeografike, pasi Çela jeton në SHBA, apo për shkak të gjendjes shëndetësore të mjeshtrit Ramadani, disa elemente të procesit të promovimit të veprës, çmimi dhe institucioneve që e akordojnë, kanë mbetur më pas. Kurse për Virgjil Muçin dhe fituesin më të fundit, Loer Kume, eventet janë në vazhdim. Për shembull, Loer Kume zhvilloi një bisedë brilante me lexues të rinj së fundi, në Muzeun Studio Kadare në Tiranë. Të gjitha këto janë detaje që mes palësh vazhdojnë, sepse çmimi “Kadare” nuk është thjesht një mandatpagese, është një projekt kulturor që synon të gjallërojë, të nxisë dhe të ruajë një debat kulturor për letërsinë bashkëkohore shqipe. Kaq për detajet teknike, që janë proces rutinë për autorin dhe Institutin Europian “Pashko”.
Nisur nga shkrimi i detraktorit të vjetër të Ismail Kadaresë dhe tanimë dhe i çmimit “Kadare”, Ardian Vehbiu, ndoshta është rasti për të bërë një bilanc jo vetëm financiar të këtij çmimi.
Së pari: I krijuar në vitin 2015, çmimi “Kadare” është pjesë e iniciativës letrare të Institutit Europian “Pashko”, për të promovuar dhe nxitur letërsinë e mirë shqipe. Ai është pjesë e një rrjeti të tërë iniciativash me vlerë publike, si Rrjeti i Kritikës Shqipe, qendra e studimeve shqipe “Kadare”, klubi letrar “Kadare”, Ditët Letrare të Razmës, suplementi letrar “Leteratura”, që çdo të hënë del bashkë me gazetën “Liberale”, kolona “Leteratura” pranë botimeve UET PRESS kushtuar botimit të letërsisë shqipe, bursat “Kadare” për humanitetet në UET. Të gjitha këto iniciativa me një histori të tyren kanë treguar se kanë pjesë të filozofisë së tyre mbështetjen e kulturës shqipe. Si të tilla, ato janë kontributoret e rëndësishme, që edhe pse vijnë nga një ent privat, misioni i tyre është publik.
Së dyti: Çmimi “Kadare” synon të kthehet në një traditë me një kontribut të përhershëm letrar. Duke parë mënyrën sesi çmimet letrare janë shfaqur e zhdukur këto vite në jetën publike, qëllimi i këtij çmimi, që në krijimin e tij është vazhdimësia. Ai ka mbushur tashmë 5 vjeç dhe kjo nuk është pak.
Së treti: Çmimi “Kadare” është kthyer në këto vite në një institucion të rëndësishëm të gjykimit të letërsisë. Juritë tona në këto vite janë kryesuar nga emra të njohur në hapësirat letrare shqiptare, duke përfshirë dhe Kosovën (Mehmet Kraja), Maqedoninë (Kim Mehmeti), apo shkrimtarë si Bashkim Shehu, Preç Zogaj etj., e në përbërje të jurisë kanë qenë profesorë, shkrimtarë apo studiues të letërsisë. Serioziteti me të cilin është trajtuar gjykimi i dorëshkrimeve (pasi ky është një konkurs për dorëshkrime), duke ua besuar leximin dhe gjykimin autoriteteve të fushës, rrit kredencialet dhe besueshmërinë e këtij çmimi. Këtë e ka treguar dhe numri i autorëve në rritje që nga viti në vit i bashkohen këtij konkursi.
Së katërti: Në një kohë kur skena letrare prej vitesh e ka humbur atë që më parë e zotëronte më së miri, tablonë e plotë të asaj çfarë ndodhte me letërsinë, ky çmim prej pesë vitesh ka rikthyer tablonë letrare në vend. Përmes këtij konkursi ne shohim jo vetëm prurjet e një viti, por dhe nivelin e letërsisë që shkruhet sot, autorët në rritje, e sidomos të rinjtë.
Së pesti: Një nga meritat e këtij çmimi është motivimi i autorëve të rinj. Përgjatë këtyre viteve kanë dalë në sipërfaqe emra që përmes konkurrimit në këtë çmim, kanë arritur të evidentohen, motivohen e të vijnë me librat e tyre të parë. Shpesh niveli i të rinjve ka qenë befasues, këtë e tregoi dhe edicioni i këtij viti, i cili shkoi për një përfaqësues të një gjenerate të re.
Së gjashti: Për herë të parë një konkurs i dedikuar dorëshkrimeve, pasuron letërsinë e një vendi çdo vit me një vepër të re të botuar. Përgjatë pesë viteve janë botuar pesë romane, që janë pjesë e qenësishme e letërsisë bashkëkohore shqipe. Pasi vepra fituese e këtij konkursi botohet nën kolonën “Leteratura”, botimet UET PRESS.
Për një çmim letrar që ka vetëm pesë vite jetë, jo vetëm gjashtë pikat që përmenda më lart, por dhe një sërë kontributesh të tjera që ky çmim jep në jetën e çdo autori që i është bashkuar këtij konkursi, mbart një vlerë të çmuar për botën kulturore në vend. E më shumë se si një mandatpagese, ky çmim, që i ka dhënë kaq shumë letërsisë shqipe dhe vazhdon të frymëzojë çdo autor shqiptar, duhet parë në atë çfarë i sjell një kulture, përkundër filozofisë së vjetër të delegjitimimit të Ismail Kadaresë, apo të çdo gjëje që lidhet me emrin e tij. Në këtë rast edhe të çmimit “Kadare”.
Duke u mjaftuar vetëm nën “larjen e duarve” se lajmi qarkullon në media, apo thashetheme, komenti pas gjoja lajmit nuk ka asnjë rresht për vlerën letrare të çmimit në fjalë, për librat fitues apo autorët pjesëmarrës, duke e injoruar siç thotë vetë. Në fakt, nëse do ta injoronte, i bie që të mos merrej edhe me mandatpagesat, kalendarin e kryerjes së tyre etj., etj., si këto. Detraktorët nuk heqin dorë kurrë me sa duket! Gazeta Liberale
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51