Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Dëbimi i turkut Harun Çelik, zbardhet raporti Avokatit i Popullit: Janë shkelur të drejtat e njeriut, nuk i’u dha e drejta e ankimimit
Avokati i Popullit i ka dërguar një raport Policisë së Shtetit në lidhje me shkeljet që janë bërë për procedurat e dëbimit nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik.
Në raportin e Avokatit të Popullit janë gjetur disa shkelje të rënda prej organeve ligjzbatuese në vend, përfshirë dhe Policinë e Shtetit.
Dokumenti i është dorëzuar Ardi Veliut në 24 maj 2020, ku pasi pasqyrohet se çfarë ka ndodhur, Avokati i Popullit kërkon që të merren masa si dhe të merren parasysh disa rekomandime të tyre. Ndër të tjera thuhet se shtetasit Harun Çelik i janë shkelur të drejtat bazë të njeriut, pasi atij nuk i është dhënë e drejta për azil.
”Ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit të dëbimit Nr. 2125, datë 01.01.2020 nuk gjen asnjë mbështetje ligjore. Në nenin 112 të ligjit përcaktohen procedurat dhe mënyrat se si bëhet ekzekutimi i urdhrit të dëbimit. Ekzekutimi i menjëheshëm i urdhrit të dëbimit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kërcënimin për rendin dhe sigurinë publike kombëtare që vjen si pasojë e pranisë së të huajit në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
Avokati i Populli vëren se Çelik nuk ka pasur mundësi ankimi të urdhrit të tij të dëbimit dhe as të vendimit të gjykatës.
”Mohimi i të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës dhe për të marrë një përgjigje përfundimtare prej saj për pretendimet e ngritura, përbën cënim të së drejtës themelore për një proces të rregullt ligjor”.
Avokati i Popullit liston dhe disa rekomandime për Policinë e Shtetit dhe pret përgjigje brenda 30 ditëve për të gjitha shkeljet që ka gjetur nga hetimi.
Raportin e plotë e gjeti në link:Rasti i debimit te shtetasit turk Harun Celik
Po ashtu organizata e Kombeve të Bashkuara reagoi me forcë kundër shkeljes së rëndë të të drejtave të shtetasve turq Selami Şimşek dhe Harun Çelik, për shkak të lidhjeve të tyre të supozuara me lëvizjen Hizmet/Gulen.
Lexo edhe:Dokumenti/ Ekstradimet e dyshimta të dy turqve, OKB hetim ndaj qeverisë shqiptare