Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Delvinë/ Merr flakë makina në lëvizje, një i vdekur dhe një i plagosur
Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos, pasi makina me të cilën po lëviznin u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Vllahat. Sipas policisë, viktima është Albert Caushi, drejtuesi i mjetit, ndërsa u plagos bashkëjetuesja e tij, Merita Muja 44-vjeç.
Ajo pësoi djegje dhe u dërgua në spital për t’u mjekuar. Sipas policisë, makina me të cilën çifti nga Fieri udhëtonte nga Saranda në drejtim të Delvinës mori flakë në lëvizje rreth orës 20:40 pranë vendit të quajtur "Karahaxh". Kjo bëri që drejtuesi të humbte kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Burri nuk arriti që të dilte nga makina dje u dogj, kurse gruaja doli dhe u dërgua në spital nga kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të makinave që konstatuan ngjarjen.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në impiantin e gazit, që ishte instaluar në makinën tip Renault Mégane. Por policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti fatal.