Flash News

KRYESORE

Deputeti i opozitës së re mbështet Metën: Zhdekretimi i zgjedhjeve, akt kushtetues

Ndërkohë që mazhoranca përgatit shkakrimin e presidentit Ilir Meta, deputeti i ‘opozitës së re’, Erion Piciri ka deklaruar votën kundër rezolutes. Sipas tij, vendimi i kreut të shtetit per zhdekretimin e zgjedhjeve është i ligjshëm, në përputhje me Kushtetutën.

“Presidenti ka luajtur në kufijtë e kushtetueshmërisë. Duhet të kuptohet gjithashtu se KQZ këtu është politike.Këtu nuk kemi ndarje ideologjike, është ndarje politike. Ata konfliktohen se kush do të jenë ata të cilët do të vendosin dorën mbi buxhetin e shtetit. Ajo që duhet të ndodh në Shqipëri është dalja në mënyrë të madhe e popullsisë jo në një thirrje politike”, deklaroi Piciri në Fax News.

Në fund, ai shtoi se nuk e di se si do të votojnë kolëgët e tjerë të opozitës së re pasi nuk ka ndonjë kontakt me ta.

“Unë nuk e di këtë gjë, jam një njeri i vetëm dhe nuk komunikoj aty. Përfshirja ime në këtë lloj parlamenti është çështje idealesh sepse kam vite që merrem me politië. Unë nuk e njoh dhe nuk kam dashur ta njoh opozitën e re në Parlament por mesa di kanë kërkesa shumë sipërfaqësore. Opozitës i mungon besimi dhe frymëzimi në çfarë ato që transmetojnë. Ky regjim i fundit kleptokrat do të jetë i fundit në Europë”, përfundoi Piciri.

Shkarkimi i presidentit kërkon më së paku 93 vota në Kuvend. Në kushtet e pamjaftueshmërisë së votave, mazhorancës do t’i duhet të fitojë edhe mbështetjen e deputetëve të opozitës parlamentare.

Të fundit