Flash News

KRYESORE

Deputeti socialist: Jemi gati për dialog me opozitën dhe për tavolinën e Presidentit

Deputeti socialist: Jemi gati për dialog me opozitën dhe për

Deputeti socialist Musa Ulqini, i ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se mazhoranca është e gatshme që të dialogojë me opozitën kudo ku të dëshirojë ajo.

“Mazhoranca është e gatshme që të dialogojë, ku të dojë opozita, jemi gati edhe për tavolinën e Presidentit të Republikës, megjithëse akti i opozitës me lënien e mandateve ka goditur sistemin dhe dialogun. Sepse ata kanë kaluar në anën tjetër, kjo mazhorancë ka vullnet, por pakica nuk ka mandat për të negociuar vullnetin e qytetarëve”, deklaroi deputeti.

Ndërsa sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve, Ulqini u shpreh: “Është hera e parë që ndërkombëtarët kanë folur me një zë për çështjet që po kalon Shqipëria. Ata kanë dënuar djegien e mandateve, kanë qenë kundër dhunës në protesta, kanë dënuar retorikën e opozitës, kanë vlerësuar Shqipërinë për reformat dhe kanë thënë që zgjedhjet e vitit 2017 janë legjitime. Nuk është e vërtetë që ndërkombëtarët duan stabilitet në Shqipëri, siç tha kreu i opozitës, por duan standarde demokratike dhe integrim të Shqipërisë”.

Të fundit