Flash News

KRYESORE

Dërgimi i mjekëve në Itali, Alfred Lela nga Milano: Jehona vazhdon. Uroj që lajmi për infermierin të mos jetë i vërtetë

Dërgimi i mjekëve në Itali, Alfred Lela nga Milano: Jehona

Gazetari dhe analisti Alfred Lela, komentoi nga Italia, ku ndodhet prej ditësh për arsye familjare, zhvillimet e fundit nga koronavirusi në vend por dhe në shtetin fqinj. Lajmi kryesor ka qenë i ditëve të fundit ka qenë dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në nga Shqipëria në Itali për të ndihmuar stafin mjekësor në Spitalin e Breshias për përballimin e situatës nga koronavirusi. Alfred Lela u shpreh se ky lajm është pritur mirë në Itali, ndërsa falenderoi për këtë vendimin e mjekëve dhe infermierëve që vendosën të shkonin në shtetin fqinj.

“Jehona vazhdon, edhe sot kryeminstri ishte në një lidhje direkte, edhe mjekët këtu e kanë vlerësuar xhestin. Është një imazh shumë i mirë publik për Shqipërinë. Duhen falenderuar mjekët, pse jo dhe për Kryeministrin Rama. Megjithëse unë kam rezervat e mija për Kryeministrin. Akti është i mirëpritur, dhe hedh dhe një urë tjetër mbi Adriatik në një det të trazuar. Është një rikthim i mirënjohjes”, tha gazetari Alfred Lela.

Më tej, si drejtues i Politiko.al, ai komentoi gjithashtu edhe lajmin e botuar në disa portale për infermierin Qazim Ismaili, që ishte punëtor i një karburanti në Vorë. Lela u shpreh se nëse do të ishte i vërtet ky lajm, do të ishte një goditje e rëndë e gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, por edhe për imazhin pozitiv që krijoi ky lajm.

“Shiko, unë nuk e komentoj do ta komentoj, di një gjë që kolegëve të mi tek Politiko i kam thënë mos e publikojnë pa e konfirmuar. Duke marrë gjithë këtë kujdes në Itali për mamanë time do më bënte të ndihesha keq që lajmi do ishte i vërtet. Do doja që ai zotëria të ishte vërtet nga fusha e shëndetësisë.

Ka sublimen brenda saj. Ja kam kërkuar kolegëve të mi me dy burime. Duke uruar gjithmonë si shqiptar, human që mos jetë e vërtetë. Dua të them që shumë prej nesh mund të kemi bërë punë të tjera që nuk janë të lidhura me këtë që po bëjmë apo me ato të lidhura me shkollën.

Unë nuk i shoh dëshmitë. Po të besoj ty dhe nëse dëshmitë janë atëhere lajmi është i rremë, i fabrikuar ose politik. Nuk mund të jenë të dyja. Shpresoj mos jetë e vërtetë sepse do të ishte goditje nën brez ose mbi brez jo për mua por për shqiptarët në Itali që jetojnë. Kemi nevojë për imazh të mirë.”- tha Alfred Lela.

 

Të fundit