Flash News

KRYESORE

“Deri në vitin 2005 ulte kokën kur i flisje”, gazetari jep detaje për të shkuarën e Redjan Rrajës, i njohur edhe si ‘Dara’

“Deri në vitin 2005 ulte kokën kur i flisje”, gazetari jep

Pas arrestimit të të dyshuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe ‘të fortin e Sukthit’ ose Aleksandër Laho (të tre të plagosur), Redjan Rraja është kthyer tashmë në kryefjalën e mediave prej mesditës së djeshme.

I arrestuar duke tentuar të largohej nga Shqipëria në pikën kufitare të Hanit të Hotit, gazetari Poli Hoxha ka zbardhur më shumë detaje nga e shkuara e tij dhe se si “u transformua” pas zgjedhjes së Rrahman Rrajës deputet i PS, dje gjatë emisionit ‘Opinion’.

Ai tregon se deri në vitin 2005 ka punuar për një rrogë të vogël për një laborant turk në Fushë-Krujë. Por, pas 2005-ës, sot ai numëron biznese në Tiranë me shifra të larta, shton gazetari.

“Unë sot kam biseduar me një mikun e Redjanit. Redjani ka qenë një djalë që deri në vitin 2005 kur i flisje ulte kokën. Ka vazhduar në një universitet privat për stomatologji. Ka punuar deri në vitin 2005 si ndihmës për 200-250 mijë lekë të vjetra për një laborant turk në Fushë-Krujë. Nga Redi që i thërrasin shkurt, kaloi në “Dara”. Në 2005-ën çfarë ndodhi? Në fisin Rraja u bë deputet Rrahaman Rraja që është edhe sot në Kuvend dhe siç e thotë Emiljano Nuhu ata janë ligji aty, ata në fakt nga 2005-a kanë qenë ligji. Ky djalë i mirë që 21 vjeç dhe atë periudhë e kishte ndarë mendjen të shkonte në Kanada papritur u transformua. Ai ka ambiente biznesi në Tiranë me shifra shumë të mëdha. Nikla është ndërlidhëse me Durrësin për drogën e Veriut për portin e Durrësit dhe andej”, thotë gazetari Hoxha.

Të fundit