
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë

Ana Otasheviç/ Demostat
I dërguari special i Donald Trampit për bisedime paqësore mes Beogradit dhe Prishtinës, Riçard Grenell, shkaktoi një furtunë diplomatike në një gotë uji, kur deklaroi se Aleksandër Vuçiçi dhe Hashim Thaçi do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor. Nju Jork Tajmsi informoi gabimisht se presidenti i Serbisë do të takohet me Trampin, gjë e cila ishte shkak për një sërë interpretimesh të ngutshme se në Uashington do të arrihej “marrëveshja” historike mes Vuçiçit dhe Thaçit, e cila do të përfshinte shkëmbimin e territoreve, gjë për të cilën ata kishin biseduar në fshehtësi që para dy vitesh. Grenelli përgënjështroi se do të organizohej takimi me Trampin, duke mos humbur rastin të tallej me me gazetën e përditshme me shumë ndikim. Kjo, gjithsesi nuk ishte hera e parë që Vuçiçi bisedonte me Grenellin në Shtëpinë e Bardhë- presidenti i Serbisë është takuar me të dërguarin e Trampit në fillim të marsit në rezidencën zyrtare të presidentit amerikan, sëbashku me këshilltarin për sigurinë kombëtare Robert O’ Brajën dhe këshilltarin special të Trampit Zhared Kushner. Në fund të muajit mars u rrëzua qeveria Kurti, aksion në të cilin rolin kryesor e luajti Grenelli. Kurti, ish marksist-leninist, i cili sot na paraqitet si social-demokrat nuk mund të qëndronte më gjatë në spektrin politik të Grenellit, i cili nga posti i ambasadorit amerikan ka bërë thirrje për bashkimin e forcave konservatore në Europë.
Gazeta amerikane për politikën e jashtme, Foreign Policy, shkruan se administrata e Trampit “ka ndikuar me sukses në rrëzimin e qeverisë mike në Prishtinë” dhe se nuk ishte fjala për ndonjë “operacion të fshehtë të CIA-s”, por presion i hapur që e kreu ambasada e SHBA-ve dhe administrata amerikane, e cila i hoqi ndihmën për zhvillim Prishtinës dhe kërcënoi me tërheqjen e trupave amerikane nga Kfor-i.
Për shtypin në Uashington që është pjesë e ish establishmentit politik dhe i cili është kritik ndaj mënyrës sesi Trampi bën politikë të jashtme, kjo lëvizje ishte në kundërshtim me interesat amerikane, sepse është bërë presion ndja “një qeverie mike” dhe jo ndaj Serbisë, e cila është paraqitur përherë si aleate e rusëve. Por, megjithatë Trampi, bën politikë që nuk mbështetet në trashëgiminë e paraardhësit.
Statuja bizare e Klintonit në qendër të Prishtinës nuk është vendi në të cilin ai do të fotografohej.
Albin Kurti, i cili në postin e kryeministrit në Kosovës kaloi më pak se dy muaj, pohoi se është eleminuar sepse i ishte kundërvënë planit për shkëmbimin e territoreve. Edhe para se të hynte në lojë Grenelli, administrata Tramp kishte braktisur politikën e deriatëhershme të SHBA-ve. Në verën e vitit 2018 përfaqësuesit amerikanë treguan hapje ndaj zgjidhjeve të reja për Kosovën, përfshirë edhe ndryshimin e kufijve. SHBA-të ishin për një kohë të gjatë kundër kësaj zgjidhjeje, por në vitin 2018, Departamenti i Shtetit ndryshoi drejtim, pasiqë u muar vendimi që të tregohej vendosmëri më e madhe në vendet si puna e Ballkanit, në mënyrë që të mos humbej ndikimi nga forcat rivale si Rusia dhe Kina. Ky ndryshim ishte pjesërisht i harmonizuar edhe me zyrtarët e BE-së që udhëhiqnin ndërmjetësimin në atë kohë.
Xhejms Huperi, drejtori i dikurshëm për Europën Lindore në departamentin e Shtetit, i ngarkuar me Ballkanin, një prej mbështetësve më të zjarrtë të bombardimit të RF të Jugosllavisë, në muajin korrik të vitit të kaluar, deklaroi për Zërin e Amerikës se Vuçiçi dhe Thaçi pothuajse kishin arritur një marrëveshje të cilën Gjermania e kishte hedhur poshtë. Huperi shpjegoi se ata të dy kishin arritur një marrëveshje “që kishte të bënte me demarkacionin e kufijve, që përfshinte edhe shkëmbime relativisht të vogla të territoreve, por këtë nuk e pranuan europianët”, para të gjithëve Anxhela Merkeli.
Grenelli, që u emërua si i dërguar i Trampit për Ballkanin në muajin tetor të vitit të kaluar, në momentin që ende ishte ambasador në Gjermani, dukej se kishte ide sesi të rinovonte këtë proces. Organizoi takime dhe mbledhje pa këshillime me BE-në, gjë që është rezultat i mosmarrëveshjeve mes SHBA-ve dhe BE-së qëkur Trampi është në pushtet.
Profili prej skifteri i Grenellit, është stili i tij që nuk ndryshon shumë me atë të Trampit. Në rolin e ambasadorit në Gjermani, gjatë dy viteve është sjellë si një politikan agresiv, gjë për të cilën në Gjermani nuk e duan. Ka kërcënuar Berlinin me sanksione për shkak të projektit Rryma e Veriut nr. 2 që lidh Gjermaninë me Rusinë, si dhe për shkak të marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor. Ka kritikuar politikën gjermane ndaj emigrantëve dhe ka bërë thirrje për bashkimin e forcave konservatore në Europë, gjë që është vlerësuar si shkelje e Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike, e cila i urdhëron ambasadorët të mos përzihen në politikën e brendshme të vendit ku shërbejnë. Grenelli e ka irrituar establishemntin politik gjerman në atë shkallë saqë nënkryetari i Bundestagut, Volfgang Kubiki, deklaroi se “çdo diplomat i SHBA-ve që sillet si përfaqësues i lartë i pushtetit okupator duhet ta dijë se toleranca jonë ka kufij”. Sjellja e Grenellit e bindi akoma më shumë kancelaren gjermane Anxhela Merkel se është e domosdoshme të inicohet politika e neutralitetit ushtarak (dhe politik) të Bashkimit Europian nga SHBA-të, gjë për të cilën është dakord edhe presidenti francez Emanuel Makron.
Para se të hynte në ekipin e Trampit, Grenelli ishte lobist i Viktor Orbanit në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet organizatës joqeveritare që financohej nga qeveria hungareze. Një prej brilanteve që foli para se me 1 qershor të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadorit në Gjermani, ishte kritika drejtuar social-demokratëve gjermanë që kërkonin të ndalohej transporti dhe stacionimi i armatimeve atomike amerikane. Grenelli me këtë rast përsëriti ftesën e Trampit për Berlinin që “të kryejë detyrimet ndaj NATO-s”.
Me tu kthyer në Uashington, Grenelli lajmëroi takimin e Vuçiçit dhe Thaçit në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë akt shihte shansin që t’ia rrëmbente BE-së procesin që kishte hyrë në qorrsokak dhe të tregonte se si zhvillohen gjërat me politikën e “marrëveshjes”. Marrëveshjen e dëshiron edhe Vuçiçi kur thoshte se “nuk është e mundur që serbët të humbasin gjithçka dhe shqiptarët të fitojnë gjithçka”. Kjo është politikë në të cilën, thënë në mënyrë të thjeshtëzuar, bëhet tregti me njerëz dhe me territore si me thasë patatesh.
Megjithëse kjo deklaratë e Vuçiçit mund të interpretohet si aluzion për shkëmbimin e territoreve, mbi të cilën ishte marrë vesh me Thaçin, presidenti ka kohë që thotë se është hequr dorë nga kjo ide. Këmbëngulja amerikane që Thaçi të mbetej në lojë në bisedimet me Beogradin, përsëri mund të na çojë në konkluzionin që kjo ide ende nuk është plotësisht jashtë loje. Për këtë flet edhe Nju Jork Tajmsi i cili, para takimit në Uashington, shkruante se “pas kulisave është arritur marrëveshja mbi nenet e njëfarë marrëveshje të ardhshme, përfshirë edhe idenë e ndryshimit të territoreve të Kosovës”, duke nënvizuar si burim “katër zyrtarë amerikanë që kanë cituar ata që janë të përfshirë në bisedime”. Vetë Grenelli, në një intervistë për stacionin televiziv amerikan Foks njuz me datë 18 qershor, tha se ideja për shkëmbimin e terrioreve e ka burimin nga ish këshilltari për sigurinë kombëtare Xhon Bolton dhje jo nga Trampi, se të dyja palët i kanë thënë se këtë e kanë dëgjuar nga Boltoni dhe se tani atij i duhej të luftonte me këto zëra. Grenelli tha se kjo është një prej atyre “historive të paturpshme” të Boltonit që ai ka përhapur në mënyrë që të shesë librin e tij mbi administratën e Trampit, në të cilin ish këshilltari lan llogaritë e tij me presidentin amerikan. Ndërkohë Boltoni deklaroi se SHBA-të janë të hapura për shkëmbime territoresh si pjesë e marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve që në muajin gusht të vitit 2018, gjatë qëndrimit në Kiev. Administrata amerikane atëbotë u pozicionua kundër qëndrimit të kancelares gjermane Anxhela Merkel, e cila një javë më parë pati deklaruar se kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkan. “Ka shenja se të dyja qeveritë janë të gatshme të bisedojnë për këtë në mënyrë shumë të heshtur”, tha atëherë Boltoni.
Grenelli tha se po bisedohet për bashkëpunimin ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës, si parakusht për zgjidhje politike të cilën do ta ndërmjetësojnë europianët, dhe se këtë u’a kanë “thënë qartë gjermanëve dhe francezëve”. Nju Jork Tajmsi nënvizoi se Grenelli në fillim të vitit kishte ndërmjetësuar për tri mini-marrëveshje të cilat do të duhej të vendosnin lidhjet e transportit mes Kosovës dhe Serbisë, por se nuk bëhej fjalë për marrëveshje por për letra synimi (letter of intents), që i kanë nënshkruar zyrtarë të nivelit të ulët, duke dubluar kësisoj marrëveshjet e mëparshme mbi transportin që ka ndërmjetësuar BE-ja. Ndërkohë është zbuluar se qeveria kosovare ka lobuar fshehurazi nëpër botë për idenë e ndryshimit të territoreve, gjë për të cilën ka paguar agjensi të huaja për marrëdhëniet me publikun.
Përpjekja amerikane për tu përzier në një proces që e udhëheq BE-ja është edhe një shembull që tregon se ata nuk e çajnë kokën për organizatat ndërkombëtare dhe vendimet e tyre, në këtë rast Kombet e bashkuara që i kanë dhënë Bashkimit Europian mandatin për të ndërmjetësuar në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës. Për këtë foli edhe ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov i cili pas takimit me Vuçiçin me 18 qershor tha se Rusia mbështet procesin që e udhëheq BE-ja dhe se Rusia “do të vazhdojë të mbrojë interesat e serbëve në organizatat ndërkombëtare”.
Ndaj deklaratës së Grenellit që të bisedohet eksluzivisht për bashkëpunimin ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës, u përgjigj Viola fon Kramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin europian.
“Gjithsesi, fajtor është Xhon Boltoni që njerëzit na biseduakan për ndryshime kufijsh. Tani i shkreti Riçard Grenell u dashka të luftojë kundër këtyre spekulimeve... Mos more”, shkruante Kramoni, gjë për të cilën i dërguari amerikan i’u përgjigj që ajo më mirë të merrej me çështje me të cilat është kompetente, siç është liberalizimi i vizave për Kosovën, në vend që të kritikonte administratën amerikane. Politikania gjermane reagoi edhe kur u rrëzua qeveria Kurti, gjë të cilën në llogarinë e saj në Tuiter e quajti “situatë tragjike në Kosovë”, që e shkaktoi “banda e vjetër nga LDK (e Thaçit)” dhe e drejtoi gishtin te SHBA-të. Për këtë Bashkimi Europian e priti me mosbesimin më të madh deklarimin e Grenellit për takimin mes Vuçiçit dhe Thaçit në Uashington dhe deklaratën e tij se do të ndodhte një lëvizje dhe marrëveshje historike. Një sërë ngjarjesh që rrodhën më vonë ishin përgjigje ndaj iniciativës amerikane.
Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, në Beograd mbërriti Mirosllav Lajçaku, i dërguari special i BE-së për dialogun me Prishtinën, i cili lajmëroi vazhdimin e bisedimeve të ngrira nën patronatin e Bashkimit Europian që në muajin korrik dhe ndërmjetësimin për “marrëveshjen gjithëpërfshirëse” për Kosovën e cila “do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura njëherë e përgjithmonë”.
Pastaj Vuçiçi bisedoi për Kosovën me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, në prag të paradës për Ditën e fitores, e cila këtë vit ishte zhvendosur për shkak të pandemisë, dhe pastaj në Berlin ai bisedoi me përfaqësuesit e Bashkimit Europian. Në mesin e kësaj maratone diplomatike, erdhi deklarata e Gjykatës speciale për Kosovën me seli në Hagë se është ngritur akuza kundër Thaçit, Kadri Veselit dhe të dyshuarve të tjerë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, nëntë vjet pasiqë ekipi hetimor special i gjykatësve ndërkombëtarë filloi të merrej me hetimet mbi shenjat e përzierjes së kreut politik kosovar të UÇK-së në krimet më të rënda të luftës, të paraqituar në raportin e Dik Martit për Këshillin e Europës, dhe pesë vite pasiqë në Hagë është formuar Gjykata që merret me akuzat, nën patronatin e Këshillit të Europës, me kontributin e SHBA-ve, Kanadasë, Norvegjisë, Zvicrës dhe Turqisë. Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë, kundër të cilëve është ngritur akuza, akuzohen për gati njëqind vrasje. Ekipi i gjykatësve është ndërkombëtar, ndërsa prokurori special është amerikani Xhek Smith. Ish këshilltari i Veselit në fillim të muajit qershor hodhi në qarkullim lajmin e rremë që e përcollën edhe mediat kosovare sipër të cilit Smithi do të jepte dorëheqjen që të përfshihej në fushatën zgjedhore të Trampit për zgjedhjet presidenciale dhe se ngritja e akuzave ishte shtyrë për vitin e ardhshëm, kur do të zgjidhej prokurori i ri. Portali Kossev, i cili me datë 8 qeshor publikoi përgënjeshtrimin e këtij lajmi, nënvizonte se para Gjykatës në Hagë gjendeshin më së paku dy akuza për krime lufte të kryera në Kosovë në periudhën 1998-2000, afati i të cilave për paraqitjen para gjykatës mbaronte në muajin korrik.
Nëse është vendimi për të publikuar akuzat tri ditë para takimit në Uashington, një ide politike, siç pohon ish ambasadori amerikan në Serbi Uilljam Montgomeri, apo ka ardhur si rezultat i “përpjekjeve të vazhduara të Thaçit dhe Veselit për të penguar dhe gërryer punën e Dhomave të specializuara”, siç pohohet në deklaratën e prokurorit në Hagë, mund të thuhet se iniciativa amerikane ka dështuar. Largimi i Thaçit nga bisedimet e fshehta ka zvogluar akoma më shumë shanset për shkëmbimin e territoreve. Mund të supozohet se Thaçi ka hyrë në këto bisedime për të fituar legjitimitet ndërkombëtar dhe është përpjekur për të evituar akuzën për krime lufte. Nëpërmjet pjesëmarrjes në një proces të fshehtë Vuçiçi e ka ndihmuar shumë. Në një moment madje është folur se që të dy do të propozohen për çmimin Nobel për paqe.
Sëpaku në këtë mënyrë farsa është evituar, ndërs afati i mëtejshëm i bisedimeve, ecuria e të cilave nuk duket akoma, varet përsëri nga ndërmjetësimi europian.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51