Flash News

KRYESORE

Detajet e operacionit “Biznesi familjar”, shtetasit nga Fieri që siguronin transportin e drogës

Detajet e operacionit “Biznesi familjar”, shtetasit nga Fieri

Pas shkatërrimit të bandës kriminale shqiptaro-italiane, që u zhvillua në bashkëpunim të ‘Guarda di Finanza’ dhe policisë shqiptare, kanë dalë edhe detajet për dy shtetasit që u arrestuan në Shqipëri, ndërkohë që 5 të tjerë u arrestuan në shtetin italian.

Dy të arrestuarit, Edmir Hatija 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja 38 vjeç, janë banues të qytetit të Fierit dhe siguronin transportin e lëndës narkotike në Itali si dhe transferimin jashtë territorit italian të parave të përfituara nga biznesi i drogës.

Operacioni i koduar "Biznesi familjar" u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u arrestuan 7 persona ndër të cilët 4 ishin shqiptarë.

Grupi kriminal drejtohej nga Aleks Boci, i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë.

Të fundit