Flash News

KRYESORE

“Dhori ik!”, studentët e Ekonomisë kërkojnë largimin e dekanit: Nuk na erdhi në takim!

“Dhori ik!”, studentët e Ekonomisë kërkojnë

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë i janë bashkuar protestës para Kryeministrisë, me thirrje “Dhori ik”.

Ky reagim i tyre vjen pas injorimit të tyre nga dekani Dhori Kule, për një takim në orë 16:00.  Ata shprehen për News 24, se e kanë pritur dekanin për më shumë se një orë në një nga sallat e fakultetit për të diskutuar me të për problemet e fakultetit, por dekani nuk i është bashkuar studentëve.

“Ishim të gjithë. Salla ishte plotë, nuk na erdhi asnjë njeri. Për sa kohë nuk kemi një vendim me shumicë do vijojmë të qëndrojmë këtu.

Studentët e ekonomikut janë për bojkot total. Ne thirrëm dekanin për t’i kërkuar një qëndrim zyrtar, z. Dhori Kule le të thotë nëse është me ne apo jo.

Ne i kërkuam që të ndjeki shembullin qe kanë ndjekur dhe dekanët e tjerë. Ky duhet të dal dhe të komunikojë me ne. Ne s’na ka thirrur njeri në takim. Thirrje të hapur për studentët nuk ka patur”, janë shprehur studentët.

Më tej ata e konsideruan situatën kaotike, ndërsa shprehen se në këtë gjendje, “Fakulteti digjet, Dhori krihet”.

 

Të fundit