Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendqëndrim të përhershëm për afganët? Rama për BBC: Jemi të gatshëm t’i mirëpresim të rrinë më gjatë

Vendqëndrim të përhershëm për afganët? Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare është e gatshme t’i mirëpresë refugjatët afganë të qëndrojnë më gjatë ose përfundimisht në Shqipëri.

Në një intervistë për BBC, Rama tha se situata është e ndërlikuar dhe se do të duhet të presin për shumë kohë për shkak të fluksit të aplikimeve për viza në SHBA, ku edhe është destinacioni i tyre final.

Ne jemi ftuar që ti mirëpresim përkohësisht. E dimë që situata është e ndërlikuar dhe me kaq shumë njerëz që aplikojnë për vizë në SHBA do duhet më gjatë se sa ishte thënë.

Jemi të gatshëm t’i presim të qëndrojnë më shumë e nëse duan të qëndrojnë këtu mund ta bëjnë këtë.

Ne nuk jemi vend i pasur, por jam besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz dhe se do jemi së bashku. Nuk jemi të vetëm. Ka shumë organizata që po kujdesen për ta”, tha Rama kur u pyet nëse parashikohet mundësia e krijimit të një vendqëndrimi të përhershëm për afganët në Shqipëri, e cila parashikohet të strehojë 4 mijë prej tyre.

Të fundit