Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Afganëve u kemi ofruar “bukë, kripë e zemër', vendet e pasura nuk po na ndihmojnë

Rama: Afganëve u kemi ofruar “bukë, kripë e

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendet e pasura nuk kanë dhënë asnjë mbështetje për t’u solidarizuar me refugjatët afganë të strehuar në Shqipëri.

Në një intervistë për BBC, Rama u pyet nëse shteti shqiptar po merr mbështetje nga vende më të pasura për afganët, ndërsa Rama ka deklaruar se askush nuk ka ofruar ndihmë, përveç bashkëpunimit me disa njerëz nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Nga vendet më të pasura? Jo. Për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Me sa duket është një numër i konsiderueshëm nga SHBA e Britania që e kanë zemrën të pasur.

“Bukë kripë e zemër’, është thelbi i solidaritetit që u kemi ofruar. Kjo s’do t’ju mungojë. Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës se refugjatë që po i ikin vdekjes po trokasin në dyert tona.

Ne pritëm shqiptarët e Kosovës, 500 mijë njerëz e në atë kohë ishim më të varfër ndaj u pasuruam më shumë moralisht e në shpirt e mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme, e ndoshta të qenit shumë i pasur do të thotë të humbasësh një pjesë të kujtesës”, u shpreh Rama për BBC.

 

Të fundit