Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ironia/ PS ngre “gardh” ligjor për qeverinë, Manja: Pavarësia e drejtësisë nuk preket

Ironia/ PS ngre “gardh” ligjor për qeverinë, Manja:

Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS për të prezantuar nismën ligjore, përmes së cilës synojnë të mbrojnë nga pezullimi i gjykatave Këshillin e Ministrave, Presidentin, Avokatin e Popullit, KLSH-në dhe Guvernatorin e Bankës.

Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve dhe njëherazi deputet i PS, gjatë prezantimit të nismës në fjalë deklaroi se kërkojnë përjashtimin e institucioneve të përmendura më lart nga pezullimi.

“Neni ka të bëjë me masat ndaluese. Në pikën 1 sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese, pezullimi nga detyra, që është një masë që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës që lidhet me dënimin përfundimtar. Nuk jemi te e dyta, por jemi te pezullimi nga detyra, ku thuhet se masa nuk shtrihet te të zgjedhurit nga ligji elektoral. Ne propozojmë që në pikën dy, të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet pezullimi nga detyra. Ky rreth shtohet me Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH-së. Nga tre subjekte ndaj të cilëve neni 242 përjashton masën e pezullimit nga detyra, i shtohen 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt Kushtetutës së Shqipërisë”, deklaroi Manja.

Por, pavarësisht ndërhyrjes në ligj, Manja pretendon se ndryshimet e propozuara nga socialistët nuk cenojnë drejtësinë dhe as nuk zgjerojnë imunitetin e ministrave.

“Projektligji përfaqëson një ndërhyrje të balancuar, nuk zgjeron imunitetit, nuk cënon pavarësinë e drejtësisë dhe nuk cënon pavarësinë e prokurorisë”, tha Manja.

Të fundit