Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shpërblim për pensionistët në fundvit? Beqaj: Nuk është momenti që të hapim orekse

Shpërblim për pensionistët në fundvit? Beqaj: Nuk
Ilir Beqaj, deputet i PS

Deputeti i PS, Ilir Beqaj deklaron se nuk është momenti që tu hapet "oreksi", kur u pyet nëse do të ketë shpërblim për pensionistët në festat e fundvitit.

I ftuar në ‘report tv’, Beqaj tha se të gjithë duhet të jenë të rezervuar me kërkesat në kohë pandemie.

"Nuk e kam si informacion. Të gjithë duhet të jemi më të rezervuar me kërkesat tona. Të gjithë kanë të drejtë për të jetuar më mirë por besoj se situata e pandemisë duhet të na bëjë pak më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se beteja me pandeminë është ndërkombëtare.

Pasi të dalim nga kjo betejë mund  të kërkojmë më shumë. Nuk është e lehtë të garantosh pensionet aktuale. Ju si media nuk duhet të nxisni orekse më shumë se sa ka takat Shqipëria. Nuk është momenti që të hapim orekse", tha Beqaj.

Të fundit