Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Simptomat e dëshpërmit, po bëhen më të dukshme!”, Rama reagon pas padisë si pjesë e një ‘grupi të strukturuar kriminal’: Do të vazhdojmë para!
Zgjedhjet e 2021, Rama: Mbi 50 të rinj kanë aplikuar deri tani në platformën online!
Kryeministri Rama ka komentuar padinë e ngritur nga Partia Demokratike ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së, me akuzë ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’ përsa i përket çështjes së inceneratorëve.
Në një prononcim për mediet, Rama është shprehur se ndodhemi në një “perjudhë kur simptomat e dëshpërmit, simptomat e mungësës së vizionit, simptomat e boshllëkut të programit, simptomat e inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë edhe duke u bërë gjithmonë e më dukshme, gjithmonë e më të turpshme.”
Ndërsa i cilëson si një marrëzi akuzat ndaj tij për çështjen e inceneratorëve, Rama shprehet se nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të shoh përpara.
“Fjalori shqip do të njoh një shpërdorim të madh qoftë nga ana e Partisë Demokratike dhe qoftë nga ana e Partisë Presidenciale”, tha ndër të tjera kryeministri.
Partia Demokratike iu ka paditur si pjesë e një “grupi të strukturuar kriminal” për inceneratorin e Tiranës z. Rama, do përballeni ligjërisht?
“Është një perjudhë kur simptomat e dëshpërmit, simptomat e mungësës së vizionit, simptomat e boshllëkut të programit, simptomat e inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë edhe duke u bërë gjithmonë e më dukshme, gjithmonë e më të turpshme.
Fjalori shqip do të njoh një shpërdorim të madh qoftë nga ana e Partisë Demokratike dhe qoftë nga ana e Partisë Presidenciale. Është një fakt që përballë kësaj marrëzie dhe këtij degradimi ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse të shohim përpara.
Ne do të vazhdojmë punën tonë, do të vazhdojmë përpjekjet tona në të dyja drejtimet. Së pari, në drejtim qeverisjes, ku ne nuk jemi ndalur në asnjë ditë në drejtim të njerëzve, duke pasur në fokus ata të cilët presin të kthehen në shtëpi, por edhe të gjithë të tjerët që e duan dhe do ta kenë qeverinë në krah.
Dhe së dyti, në drejtim të organizimit; këtu më vjen shumë mirë të them se në platformën e aplikimeve për njerëz që duan të na bashkohen, për vajza e djem, por dhe të tjerë që duan të na bashkohen në skuadrën tonë të 2021-shit, në kaq pak ditë kemi më shumë se 50 shprehje interesi. Kam besim që numri do të rritet.
Ne do të bëjmë një proces shumë skrupuloz për të mundur të integrojmë të gjitëh ata që kanë një potencial që të jenë pjesë e skuadrës. Suadra jonë do të jetë një skuadër që do të ketë edhe eksperiencën, edhe energjinë e re që patjetër i duhet si politikës edhe Partisë Socialiste”, tha Rama.