Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mosbindja civile para Bashkisë së Tiranës i ka kall datën kryehajdutit të Tiranës

Berisha: Mosbindja civile para Bashkisë së Tiranës i ka kall

Në përmbyllje të fjalës së tij gjate tubimit qytetar, kryedemokrati Berisha e përshkroi Shqipërinë si një “të sëmurë në spital urgjence”, që kërkon ndihmë dhe ndërhyrje për t’u shpëtuar nga korrupsioni dhe abuzimi që po e përzë popullin nga vendi i tyre. Lideri demokrat iu bëri thirrje qytetarëve për veprime të vendosura për të rikthyer dinjitetin, shëndetin dhe të ardhmen e Shqipërisë, duke përfshirë edhe një protestë të fuqishme.

Berisha përgëzoi qytetarët për guximin dhe qëndresën e tyre përballë qeverisë dhe bashkisë, duke thënë se kanë arritur të “kallin tmerrin” tek Veliaj dhe të paralajmërojnë një përgjegjësi të rëndë për të. Me tone të forta, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Veliaj do të përfundojë në shtyllën e turpit kombëtar.

Berisha: Të dashur miq, Shqipëria sot udhëhiqet nga krimi, udhëhiqet nga bandat e krimit, nga mafia ndërkombëtare.

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka patur nevojën më jetike për dashurinë tonë se sot, për sakrificën tonë, për guximin tonë.

Ndaj edhe, ju ftojmë të vazhdojmë ne të pamposhtur mosbindjen civile.

I përshëndes përzemërsisht ata qytetarë dhe qytetare që vazhduan edhe sot mosbindjen civile para Bashkisë së Tiranës. I keni kall datën! I keni kall tmerrin! E keni shndërruar në hije kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj.

Ju garantoj se së shpejti do ta varni në shtyllën e turpit kombëtar këtë hajdut të pafytyrë!

Ndaj edhe, ju ftoj të pamposhtur të vazhdojmë këtë betejë.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Fitore! Fitore! Fitore!

Të fundit