Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton protestën e radhës: Më 12 Mars bashkohemi kundër organizatës kriminale

Berisha njofton protestën e radhës: Më 12 Mars bashkohemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës.

Berisha ftoi qytetarët të bashkohen më 12 Mars, kundër qeverisë, të cilën kryedemokrati e cilëson si organizatë kriminale.

“Tani Rama nxori mburojën e Beogradit përpara, na thotë se nuk na duhet Brukseli, por Beogradi dhe kthehet në skenarët anti shqiptarë. Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë! Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandar Vuçiç, është një thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari, ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin, për të ardhmen e kombit, duke përdorur pushtetin e tij, ndaj duhet të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës”, deklaroi Berisha nga selia blu.

Të fundit