Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pse zgjodha 7 korrikun si ditën e protesta më e madhe që kemi bërë ndonjëherë

Berisha: Pse zgjodha 7 korrikun si ditën e  protesta më e madhe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli gjatë takimit me anëtaret e forumit të gruas, edhe për protestën e thirrur më datë 7 korrik.

Berisha tha se protestat janë një domosdoshmëri për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti që sipas tij e ka kthyer në sistem monist.

Lideri demokrat tregoi edhe arsyen përse zgjodhi datën 7 korrik dhe jo të priste më shumë për të dalë në shesh. Arsyeja, tha Berisha, ishte që qytetarët të mos dëshpëroheshin më shumë nga keqqeverisja e Ramës. Për 7 korrikun, Berisha tha se do jetë protesta më e madhe që është organizuar ndonjëherë.

 “Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do thellohej dëshpërimi tek njerëzit.

Nuk e kemi të fshehur, por të hapur. Qëndrimi ynë, platforma jonë krahas parlamentit dhe formave të tjera do jetë protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës.”-tha Berisha.

Të fundit