Flash News

Ditari i Opozitës

Dokumentet/ Këlliçi denoncon skandalin: Lidhja e Jet Bank me skemën 200 milionë euro të Call Center-ave

Dokumentet/ Këlliçi denoncon skandalin: Lidhja e Jet Bank me
Foto e gjeneruar me AI

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar dokumente të Ministrisë së Brendshme Gjermane që hedhin dyshime të forta mbi licencimin e Jet Bank nga Banka e Shqipërisë.

Në një postim krahas dokumenteve, Këlliçi shkruan se aksioneri kryesor i Jet Bank me 71% aksione, është kompania qipriote "Constador LTD", e drejtuar nga Oliver Hemmer, i cili rezulton bashkëpunëtor i Gal Barak, i dënuar në Austri për një skemë mashtrimi 200 milionë euro me Call Center-a.

“Sot po publikoj dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, që hedhin dritë mbi kërcënimin serioz të sistemit tonë bankar nga licensimi i JET BANK, ku një zinxhir marrëdhëniesh mes disa individësh nuk mund të trajtohen më si rastësi administrative. Sipas tyre, shtetasi Oliver Hemmer është Drejtori Menaxhues i kompanisë GRF Europe OU, e cila operonte për llogari të kompanisë 4XFX, në pronësi të shtetasit Izraelit, Gal Barak.

Ky i fundit i dënuar me 4 vite burgim në Austri, pasi ka ngritur një skemë mashtrimi me Call Centera me një dëm të vlerësuar rreth 200 milionë euro në disa shtete europiane si Angli, Austri, Gjermani, Spanjë, etj. Në një tjetër dokument shihet qartë se Oliver Hemmer është edhe drejtori i kompanisë së regjistruar në Qipro, Constador LTD. Pikërisht kjo kompani është pronare me 71% e JET BANK, të parës bankë online në Shqipëri”, shkruan Këlliçi.

Deputeti ngre pyetjen nëse Banka e Shqipërisë ka dështuar në verifikimin e integritetit të këtyre individëve. Sipas tij, ekziston rreziku që Shqipëria të kthehet në një nyje për pastrimin e parave të Call Center-ave përmes sistemit bankar.

“Banka e Shqipërisë ka licensuar këta individë për të hapur bankën e parë online në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e verifikimit dhe integritetin e procesit.  Por, më shumë se kaq, pyetja që shtrohet sot nuk është nëse ka pasur shkelje ligjore, por përtej kësaj, a po lejojmë që Shqipëria të evoluojë nga një bazë operative e call center-ave që zhvasin qytetarët evropianë, në një nyje të pastrimit të këtyre parave?!”, vijon deputeti i PD.

Të fundit