Flash News

Ditari i Opozitës

Duma: Rama në pushtet se po shfrytëzon përçarjen, duhet të bashkohemi

Duma: Rama në pushtet se po shfrytëzon përçarjen, duhet

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaron se koha e Edi Ramës në pushtet është përgjegjësia e demokratëve.

E ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Duma thotë se kryeministri Edi Rama po shfrytëzon përçarjen në Partinë Demokratike, ndaj apelon se është koha për bashkim në PD.

"Me Ramën ne mbajmë të gjithë përgjegjësi që është ende në pushtet. Politika nuk është arsye sa është në një peshë të madhe emocion dhe e vërtetë e brendshme

E kemi parë dhe brenda llojit kur je fake, njerëzit e ndjejnë. Ka vetëm një mënyrë për të bërë politikë afatgjatë.

Të thuash atë që beson me kujdesin për të mos shkelur më shumë se duhet në disa rrethana që janë njëherë brenda llojin dhe njëherë me kundërshtarin. Të kesh një normë etike por nga ana tjetër duhen thënë që të gjitha."-tha Duma.

"Secili nga ne që është në opozitë, kur e ndjen që tjetri po sillet si vampir me grupin tënd, në atë moment duhet të prevalojë, është si në kushtet kur vendi po pushtohet, duhet të bashkohemi."-deklaroi Duma.

 

Të fundit