Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e detit në Hagë, ish- ministrja e Integrimit: Ka mungesë transparence, Rama të tregojë çfarë është diskutuar

Çështja e detit në Hagë, ish- ministrja e Integrimit: Ka

Vendimi i sotëm i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, sipas ish-ministres së integrimit Klajda Gjosha fsheh shumë të panjohura dhe ka një mungesë të theksuar transparence. Ajo i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të sqarojë opinionin publik se çfarë është diskutuar për çështjen e detit.

Postimi i plotë:

Dërgimi i cështjes së detit në Hagë, pa nxjerrë në pah se ku qëndron ngërci i bisedimeve, duket qartë se fsheh shumë të panjohura dhe një mungesë të theksuar transparence. Përderisa vendet kanë pasur mos dakordësi, do të thotë se bisedime për marrëveshje ka pasur!

Pyetja ime për Kryeministrin është: Cfarë është diskutuar për cështjen e detit dhe ku ka caluar marrëveshja? Besoj që opinioni publik meriton të njihet me të vërtetën!

Sot pamë një Kryeministër me dy fytyra, që herë ushtron presion ndaj Greqisë sic bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj. Nuk e di nëse është pozicioni i Ministrit të Jashtëm ky i sotmi, por që realisht tregon një mungesë koherence dhe vazhdimësie në politikën e jashtme.

U mundua të hiqte vëmendjen e cështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës. Por harroi që uli vendin e tij përballë vendit tjetër dhe tregoi edhe njëherë se politika e tij është e lodhur, jo përfaqësuese dhe denigruese për vendin!

Të fundit