Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimi për ’21 janarin’, Kryemadhi: U rikthye për të hequr vëmendjen nga inceneratorët

Hetimi për ’21 janarin’, Kryemadhi: U rikthye për të

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka komentuar rikthimin e hetimeve për çështjen e ’21 janarit’ nga Prokuroria e Tiranës.

E ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Kryemadhi tha se çështja u hodh për konsum vetëm për të larguar vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Deputetja nënvizoi se është e rëndësishme që çdo çështje e paqartë duhet të hetohet.

"Për mua, çdo çështje që është e paqartë duhet të hetohet. Pavarësisht se mendoj, se çështja e hedhur sot për konsum, është largimi i vëmendjes nga inceneratorët. Është për konsum mediatik. Sponsori kryesor i kësaj është Edi Rama.

Mos harrojmë rastin e arrestimit të ish drejtorit të FBI që e lidh me çështjen e financimeve ruse. Ka lidhje dhe me pagesa të bëra nga Shqipëria", tha Kryemadhi. 

Të fundit