Flash News

Ditari i Opozitës

Konferenca e PPE në Podgoricë, Berisha: Delegacioni i PD, dëshmi e angazhimit tonë për përshpejtimin e integrimit!

Konferenca e PPE në Podgoricë, Berisha: Delegacioni i PD, dëshmi

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Podgoricë, në konferencën e nivelit të lartë në Malin e Zi të organizuar nga PPE, mbi zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Sipas Berishës, konferenca konfirmon angazhimin europian për rajonin, ndërsa në fokus të fjalës së liderit demokrat do të jetë procesi integrues i Shqipërisë.

Statusi

Sot në Podgoricë, në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga PPE mbi zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Me pjesëmarrjen e Presidentit të PPE-së, z. Manfred Ëeber, konferenca konfirmon angazhimin europian për rajonin.

I ftuar në një panel me përfaqësues të lartë nga rajoni, do të flas mbi procesin e integrimit.

Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësohet nga një delegacion i nivelit të lartë, si dëshmi e angazhimit tonë për përshpejtimin e integrimit.

Të fundit