Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon pas 50 minutash marshimi i heshtur kundër krimit në Shkodër, Boçi: Qytetarët reaguan fuqishëm

Përfundon pas 50 minutash marshimi i heshtur kundër krimit në

Marshimi i qytetarëve në Shkodër kundër krimit të organizuar përfundoi pas rreth 50 minutash, në një protestë të heshtur që u zhvillua në qendër të qytetit.

Ngjarja u organizua tre ditë pas atentatit tragjik ku humbën jetën tre persona, duke shënuar një tjetër episod të dhunës në kryeqendrën e veriut.

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, e quajti këtë marshim "heshtje revoltuese", duke theksuar se qytetarët e Shkodrës reaguan me forcë përmes qetësisë së tyre, një qasje që, sipas tij, shpreh më shumë se çdo protestë me zë.

Qyteti i gëzimit, qyteti i dijes, siç është Shkodra nuk mund të jetë qyteti i komanduar nga bandat.

Nuk mundet që Edi Rama të përsërisë pushtetin e tij me krim. Ne do të ndërtojmë marrëdhënien tonë solidare me qytetarët, ne duhet ti japim besim qytetarëve që beteja e tyre është beteja jonë.

Betejën tonë do e çojmë deri në fund bashkë me qytetarët. qytetaria nuk do të lejojë që Rama të qeverisë këtë vend me bandat”, tha Boçi.

Të fundit