Flash News

Ditari i Opozitës

“Po bëhet e pabanueshme”/ Meta përqëndrohet te problematikat e Tiranës, paralajmëron kandidimin për kryebashkiak?

“Po bëhet e pabanueshme”/ Meta përqëndrohet te

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar ditët e fundit problematika të ndryshme të kryeqytetit, si ndotjen, betonizmin, gjendjen jo të mirë të shërbimit urban, kostot e larta,e tj.

Kjo bëri që në media të aludohej se Meta synonte Tiranën. Në një konferencë që zhvilloi ditën e djeshme, ai u pyet lidhur me këtë çështje. Ai nuk dha një përgjigje të prerë, duke e lënë të hapur mundësinë se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

“Tirana është prioriteti i prioriteteve për mua për arsye sepse edhe unë ndjej detyrime të thella për këtë tragjedi që i ka ndodhur qytetit tonë që është bërë i pajetueshëm”, deklaroi ish-presidenti.

Sot sërish Partia e Lirisë është ndalur te Tirana. Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme, duke nnëvizuar, “Çmimet stratosferike, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i bashkisë me djegësat fiktivë, mungesa e shërbimeve cilësore të administratës lokale, uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, zhdukja e hapësirave publike, si dhe transporti publik skandaloz”.

Ai thekson se qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar.

Të fundit