Flash News

DITARI POLITIK

“Etika” pranon kërkesën e opozitës, anulohet seanca e 7 marsit

“Etika” pranon kërkesën e opozitës, anulohet seanca e

Sekretariati i Etikës ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga opozita, për të anuluar votimin e ligjeve dhe projektligjeve në seancën plenare të 7 marsit.

Kërkesa u dorëzuar nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili tha se votimi u krye pa kuorumin e nevojshëm.

“Të nderuar anëtare te Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etiken, Bej me dije se diten e premte date, 29.3.2024, ora 11.30 Sekretariati për Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:

1. Shqyrtimin e kërkesës te Grupit Parlamentare te Partise Demokratike per:

“Deklarimin e pavlefshmerise/anullimin e votimeve te kryera ne seancen plenare te dates 7.3.2024”. Nr. 905 prot, date 7.3.2024.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Komisionit të Ligjeve”, thuhet në njoftim.

Në votim sipas rregullores së Kuvendit duhet të marrin pjesë shumica e deputetëve të Kuvendit, ose 70+1 deputetë.

Në këtë seancë, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, injoroi kontestimin e deputetëve të opozitës për mungesën e koorumit në verifikimin e prezencës dhe hodhi në votim pesë projektligje, mes të cilëve edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.  Të gjitha aktet u miratuan me 68 vota pro.

Të fundit