Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
KLSH "mollë sherri" në Kuvend, përplasja që solli raporti për drejtoreshën e 'Buxhetit'

Këshilli i Lartë i Shtetit (KLSH) është kthyer në “mollë sherri” mes mazhorancës dhe opozitës, në seancën e sotme plenare.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi që KLSH të jetë prezentë dhe të raportojë nga Kuvendi, kërkesë e cila u kundërshtua fort nga deputetët socialistë.
Ishte kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i cili deklaroi se PS po tenton të intimidojë KLSH-në duke i cenuar haptazi pavarësinë si institucioni që ka denoncuar një serë aferash.
“Të martën në Komisionin e Ekonomisë, KLSH është vënë para një situate të pandodhur në 34 vite. Është tentuar të ballafaqohet një nëpunëse publike me kryetarin e KLSH. Cenim i hapur i pavarësisë së institucionit. Ka qenë KLSH që ka denoncuar aferën e Inceneratorëve apo skandalin Onkologjikut apo shkeljet me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Brendshme. Draft-rezoluta është lexuar nga relatorja e komisionit. KLSH brenda këtij sesioni do duhet të ftohet për të raportuar në seancë plenare”, deklaroi Bardhi.
Mirëpo, kjo deklaratë e Bardhi u kundërshtua fort, nga kreu i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë Eduard Shalsi i cili pretendoi se nuk janë sqaruar motivet se pse KLSH kërkon shkarkimin nga detyra të Mimoza Dhëmbit, drejtoreshës së ‘Buxhetit’.
“Të paaftë për t’u ballafaquar me argumenta, të paktën të merren vesh mirë me njëri-tjetrin sepse do kishin kuptuar që këtë vit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka qenë një zonjë që ka ndërruar 16 ministra dhe sot ushtron një funksion për të cilin KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri për komisionin, atëherë i kërkuam kryetarit të KLSH që të sqaronte motivet që e kanë çuar një masë të tillë ekstreme për një punonjëse për të cilën i gjithë grupi i PD on block ishte i shqetësuar”, tha Shalsi.
Shalsi shkoi më tej duke akuzuar KLSH-në se nuk ka dhënë përgjigje për shumë çështje, çka sipas socialistit, e bën të pamundur raportimin e KLSH në Kuvend.
“E dyta, ka disa pyetje që janë ende pa përgjigjie nga KLSH, përshembull skandali i Onkologjikut ka pasur kallëzim penal apo jo, ende sot nuk kemi një përgjigjie. Komisioni i ka bërë një sërë pyetjesh të tjera. Po ua përsëris, nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj. Ne jemi ende me diskutimin e draft-rezolutës, jemi në pritje të disa përgjigjeve që nuk janë kthyer dhe në ditën që do i kemi, do ia sugjerojmë parlamentit”, shtoi Shalsi.
Debati tek ‘Ekonomia’
Tre ditë më parë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Arben Shehu kreu i KLSH, teksa prezantoi raportin përfundimtar të auditimit në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, kërkoi shkarkimin e drejtoreshës së ‘Buxhetit’, Mimoza Dhëmbi.
Sipas KLSH-së Dhëmbi ka bërë keq klasifikim investimesh, probleme me fondet për rindërtimin, ka shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raportoi vlerën e saktë.
Por, kjo kërkesë nxiti debat me Eduart Shalsi i cili për herë të parë në një komision, ftoi për ballafaqim një nëpunëse publike, Mimoza Dhëmbin.
Debati:
Arben Shehu: Kjo situatë nuk ka lidhje me detyrimin tonë për të raportuar për këtë çështje. Është një precedent i pabazë ligjërisht për të thirrur të gjithë punonjësit e administratës për pretendimet e tyre.
Eduard Shalsi: Ku bazoheni që nuk thoni që është i bazuar ligjërisht.
Arben Shehu: Ne kemi detyrim raportimin vjetor, jo çështje të tjera.
Eduard Shalsi: Eshtë i vërtet që nuk është i ndodhur ky precedent, por në dijeninë time KLSH kurrë nuk ka bërë një raport të tillë.
Arben Shehu: Jemi të vlerësimit, që kjo nuk është pjesë e detyrimit për të raportuar. Kërkoj të rishikoni vendimin tuaj, kjo do ti shërbej edhe ecjes përpara në bashkëpunimin institucional, për të përmirësuar ecurinë e punës.
Eduard Shalsi: Ajo nuk do të vendoset në siklet. Mos u shqetësoni se është me eksperiencë. Sot ke një status tjetër, nuk do ta dëshironim këtë. Por ne këtej na ka shqetësuar ky paragraf. Një Cv të karrierës tënde.
Mimoza Dhëmbi: Kam filluar punë që në 92’, dhe kam ndërruar 15-16 ministra, duke nisur nga Genc Ruli dhe përfunduar sot.
Eduard Shalsi: Keni pasur raste të tjera ku janë marrë masa përballë jush.
Mimoza Dhëmbi: Po është hera e parë, me KLSH-në kemi pasur bashkëpunim dhe ballafaqim deri në produktin final.
Eduard Shalsi: Si jeni ndjerë, jeni njohur paraprakisht për këtë raportin e KLSH?
Mimoza Dhëmbi: Ka qenë surprizë, për ne, kemi marrë raportin paraprak, dhe ishim të bindur që raporti vjetor s’do kishte surpriza. Ndërkohë që ishim në pritje të ballafaqimi këtë vit ai nuk u bë. Flasim për tetorin e 2023-shit, kur u bë buxheti faktik i 2022.
Gjetjet e KLSH për Mimoza Dhëmbin
RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI NË MINISTRINË E FINANCAVE DHE EKONOMISË “AUDITIM I PËRPUTHSHMËRISË (tetor 2023)
-“Largim nga shërbimi civil” neni 57, pika 2 dhe neni 58 germa (ç) e ligjit nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar:
- Për znj. M. DH., (Mimoza Dhembi) me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit:
- Për problematikat në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin 398 e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura, mungesën e monitorimit të stokut të detyrimeve të prapambetura, pasi nuk raportohet në vlerën e saktë dhe mbetet jashtë treguesve të konsoliduar fiskalë, gjenerimi i penaliteteve nga mos ekzekutimi në kohë i vendimeve të GJEDNJ; për përdorimin e fondit rezervë për rastet që duhet të përfshihen në ciklin normal të shpenzimeve referuar kriterit të parashikueshmërisë dhe dhënien e mendimit të MFE në kushtet e mungesës së dokumentacionit shoqërues të projekt akteve, duke ekspozuar cënueshmërinë e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave; rishikimeve buxhetore përtej afateve të përcaktuara në kuadrin rregullator në fuqi dhe pas periudhave kur është mbyllur raportimi i treguesve fiskalë faktikë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38