Flash News

KRYESORE

Do ndaloni Rudina Hajdarin të hyjë në zgjedhje? Kryemadhi: Ajo mund të rivalizojë dhe Erion Veliajn

Do ndaloni Rudina Hajdarin të hyjë në zgjedhje? Kryemadhi: Ajo

E pyetur nga Beti Njuma, nese do e ndalojë Rudina Hajdarin të hyjë në zgjedhje, kryetarja e LSI-së u shpreh se deputetja demokrate mund të futet në zgjedhje, por opozita nuk do të lejojë të ketë zgjedhje fasadë.

Sipas Kryemadhit, Rudina Hajdari i ka kapacitetet të rivalizojë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Rudina Hajdarin nuk e ndalon njeri të hyjë në zgjedhje. E mençur është, e zgjuar është, me integritet, grua është. Ajo mund të kandidojë shumë mirë dhe Lali Erin”, tha Kryemadhi në emisionin "360 Gradë".

Më tej ajo shtoi opozita nuk do të pengojë zgjedhjet, por nuk do të lejojë të ketë zgjedhje fasadë.

“Ne nuk do të lejojmë të ketë zgjedhje fasadë. Zgjedhje fasadë s’do lejojmë, si Admir Murataj që kishte fytyrë tjetër. Këtu ka humbur pluralizmi, këtu s’ka më drejtësi ...”, tha Kryemadhi.

Të fundit