Flash News

KRYESORE

Dogji makinën e Drejtoreshës së Qendrës Sociale, policia arreston 46-vjeçarin

Dogji makinën e Drejtoreshës së Qendrës Sociale, policia

Policia njofton se ka arrestuar personin i cili akuzohet se dogji makinën e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, ngjarje e ndodhur në datën 1 tetor.

Policia thotë se në pranga ka përfunduar shtetasi Alket Rumano, 46-vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Nr.6 zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive hetimore identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin :

– Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

Të fundit