Flash News

KRYESORE

Doli pa dashje nudo në rrjetet sociale, "Kapiten Amerika" thyen heshtjen dhe kthen situatën në favorin e tij

Doli pa dashje nudo në rrjetet sociale, "Kapiten Amerika" thyen
Gjatë fundjavës që lamë pas, një foto e aktorit të famshëm Chris Evans, i njohur për rolin e tij si "Kapiten Amerika", ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ai doli pa dashje nudo në Instagram, por e fshiu foton menjëherë. Deri sot, nuk kishte reaguar por si duket, aktori nuk ka rezistuar teksa ka kthyer situatën në favorin e tij dhe duke dhënë një mesazh të rëndësishëm. “Tani që e kam vëmendjen tuaj… Voto më 3 nëntor!”, shkroi Chris Evans në Twitter. Në nëntor zhvillohen zgjedhjet në SHBA dhe duket se aktori ka marrë mbështetjen e fansave të tij për deklaratën që ka bërë.

Të fundit