Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet Basha nëse humbet zgjedhjet? Grida Duma: Përgjegjësitë janë edhe individuale

Dorëhiqet Basha nëse humbet zgjedhjet? Grida Duma:

Hapësira kohore që të çon në përballjen e radhës elektorale po ngushtohet, qofshin këto të parakohshme apo edhe ato të pritshmet e 2021-t.  Ndaj edhe brenda kampit opozitar pritshmëritë bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar sot në një intervistë  të dhënë në “Top Channel” se lideri i forcës politike që ajo përfaqëson, Basha, i ka të gjitha premisat për tu bërë Kryeministër, megjithatë sipas saj në rast të kundërt përgjegjësitë do të jenë individuale.

Pyetjes se a pritet që Basha të japë dorëheqjen nëse do të pësojë disfatën e radhës në zgjedhje, Duma o ka dhënë këto përgjigje:  “Marrja e përgjegjësive do të mbetet gjithmonë një çështje e rëndësishme e vetë individit por edhe organizatës. Por pa diskutim është çështje e padiskutueshme në këtë moment. Basha do të provojë veten si kryeministër i këtij vendi dhe Padyshim që mendoj që i ka premisat dhe tagrin për këtë.  Për ti provuar shqiptarëve një qeverisje ndryshe”.

Duket se anëtarja e Kryesisë së Partisë  Demokratike, Grida Duma, muajt e fundit po mban e vetme ‘flamurin’ e mendimit ndryshe në PD, mendim i cili siç edhe ajo vetë e ka deklaruar e ndihmon partinë. E kundërta thotë ajo, nëse askush nuk do ta shprehje mendimin hapur do të ishte një fatkeqësi për PD-në.

Duma muajin e fundit i ka qëndruar me besnikëri mendimit të saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, një sistem me lista të hapura, edhe kur duket se PD dhe lidershipi i saj nuk janë me të njëjtin qëndrim, përkundrazi.

E pyetur në një intervistë së fundmi se edhe ajo si PD ka ndryshuar mendim për listat e hapur, ish-deputetja thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk kam ndryshuar mendim, do vazhdoj ta them këtë në forumet e partisë. Nuk ka një qëndrim zyrtar për mohimin e listave apo jo. Ka një qëndrim për prioritizimin e situatës, ka gjëra të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme. Sot shumë më shumë e rëndësishme është Reforma Zgjedhore. Nëse ka vetëm një detyrë PD të finalizojë suksesshëm aksionin politik, është të finalizojë Reformën Zgjedhore”, ka nënvizuar Grida Duma.

Të fundit