
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Dosjet sekrete të FinCEN, si u përdorën bankat për të pastruar rreth 2 trilion dollarë të korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar
Dokumentet e rrjedhura që përfshijnë rreth $ 2tn (trilion) transaksione kanë zbuluar se si disa nga bankat më të mëdha në botë kanë lejuar kriminelët të lëvizin para të pista në të gjithë botën.
Ata gjithashtu tregojnë se si oligarkët rusë kanë përdorur bankat për të shmangur sanksionet që supozohej t’i ndalonin ata që të merrnin paratë e tyre në Perëndim.
Të dhënat e fundit në një varg rrjedhjesh gjatë pesë viteve të fundit që kanë ekspozuar marrëveshje sekrete, pastrim parash dhe krim financiar.
Por cilat janë skedarët FinCEN?
Dosjet FinCEN janë më shumë se 2,500 dokumente, shumica e të cilave ishin skedarë që bankat u dërguan autoriteteve amerikane midis viteve 2000 dhe 2017. Ato ngrenë shqetësime për atë që klientët e tyre mund të bëjnë.
Këto dokumente janë disa nga sekretet më të ruajtura të sistemit bankar ndërkombëtar, raporton BBC. Bankat i përdorin ato për të raportuar sjellje të dyshimta, por që nuk janë provë e keqbërjes ose e krimit.
Ata u zbuluan në Buzzfeed News dhe u ndanë me një grup që bashkon gazetarë hulumtues nga e gjithë bota, i cili i shpërndau ato në 108 organizata të lajmeve në 88 vende, përfshirë programin “Panorama’ të BBC.
Qindra gazetarë kanë kërkuar në dokumentacionin voluminoz teknik, duke zbuluar disa nga aktivitetet që bankat do të preferonin që publiku të mos dinte.
Por çfarë është FinCEN?
FinCEN është Rrjeti i Hetimit të Krimeve Financiare të SHBA. Këta janë njerëzit që merren me Thesarin e SHBA dhe që luftojnë krimin financiar. Shqetësimet në lidhje me transaksionet e bëra në dollarë amerikanë duhet t’i dërgohen FinCEN, edhe nëse ato ndodhën jashtë SH.B.A.
Raportet e veprimtarisë së dyshimtë, ose SAR-të, janë një shembull se si regjistrohen këto shqetësime. Një bankë duhet të plotësojë një nga këto raporte nëse dyshon se një nga klientët e saj mund të mos jetë në rregull, më pas raporti u dërgohet autoriteteve.
Pse ka rëndësi kjo?
Nëse po planifikoni të përfitoni nga një ndërmarrje kriminale, një nga gjërat më të rëndësishme për të gjetur, është një mënyrë për pastrimin e parave. Pastrimi i parave është procesi i përdorur për të fshehur burimin e parave ose pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, trafiku i drogës apo korrupsioni dhe shndërrimin në një formë të ardhurave “të ligjshme”. Më pas, bëhet depozitimi i tyre në një bankë të respektuar që nuk do të lidhej me krimin.
I njëjti proces është i nevojshëm nëse jeni një oligark rus, ndaj të cilit vendet perëndimore kanë marrë sanksione të cilat ju ndalojnë të merrni paratë tuaja në Perëndim. Bankat supozohet të sigurohen që ato nuk i ndihmojnë klientët të pastrojnë para ose t’i lëvizin ato në mënyra që thyejnë rregullat.
Sipas ligjit, ata duhet të dinë se cilët janë klientët e tyre, nuk mjafton të regjistrojnë SAR dhe të vazhdojnë të marrin para të pista nga klientët ndërsa presin që autoritetet të merren me problemin. Nëse kanë prova të veprimtarisë kriminale, ata duhet të ndalojnë lëvizjen e parave të gatshme.
Fergus Shiel nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues (ICIJ) tha se dosjet e zbuluara ishin një “pasqyrë në atë që bankat dinë për flukset e mëdha të parave të pista në të gjithë globin”. Sipas tij, në dokumente vihen re shuma jashtëzakonisht të mëdha parash të përfshira. Dokumentet në skedarët e FinCEN mbulojnë rreth $ 2tn transaksione dhe ato janë vetëm një pjesë e vogël e SAR-ve të paraqitura gjatë periudhës.
Por çfarë është zbuluar?
HSBC lejoi mashtruesit të lëviznin miliona dollarë para të vjedhura nëpër botë, edhe pasi mësoi nga hetuesit amerikanë, se skema ishte një mashtrim.
JP Morgan lejoi një kompani të lëvizte më shumë se 1 miliard dollarë përmes një llogarie në Londër, pa e ditur se kush e zotëronte atë.
Banka më vonë zbuloi se kompania mund të ishte në pronësi të një mafiozi në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.
Provat që një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rus Vladimir Putin përdori Bankën Barclays në Londër për të shmangur sanksionet që kishin për qëllim ta ndalonin atë duke përdorur shërbime financiare në Perëndim.
Një pjesë e parave të gatshme u përdor për të blerë vepra arti.
Mbretëria e Bashkuar quhet një “juridiksion me rrezik më të lartë” si Qipro, sipas Divizionit të inteligjencës të FinCEN. Kjo për shkak të numrit të kompanive të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar që paraqiten në RVV. Mbi 3,000 kompani në Mbretërinë e Bashkuar janë emëruar në skedarët FinCEN - më shumë se çdo vend tjetër.
Banka qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe dështoi të veprojë sipas paralajmërimeve për një firmë lokale e cila po ndihmonte Iranin të shmangte sanksionet.
Deutsche Bank lëvizi paratë e pista të pastruesve të parave për krimin e organizuar, terroristët dhe trafikantët e drogës.
Standard Chartered lëvizi para për Bankën Arabe për më shumë se një dekadë pasi llogaritë e klientëve në bankën jordaneze ishin përdorur në financimin e terrorizmit.
Pse është kjo rrjedhje ndryshe?
Vitet e fundit ka pasur një numër të rrjedhjeve të mëdha të informacionit financiar, duke përfshirë:
Gazeta Paradise 2017 – Një grumbull i madh dokumentesh të rrjedhura nga një ofrues i shërbimit ligjor në det të hapur Appleby dhe ofruesi i shërbimeve të korporatave Estera. Të dy operuan së bashku me emrin Appleby derisa Estera u bë e pavarur në 2016. Ata zbuluan marrëdhëniet financiare në det të hapur të politikanëve, të famshëm dhe udhëheqësve të biznesit.
Gazeta Panama 2016 – Dokumentet e zbuluara nga firma ligjore Mossack Fonseca treguan më shumë se si njerëzit e pasur po përdornin regjimet e taksave për përfitimet e tyre.
2015 Swiss Leaks – Dokumentet nga banka private zvicerane e HSBC treguan se si po përdorte ligjet e sekretit bankar të vendit për të ndihmuar klientët të shmangin pagimin e taksave.
2014 LuxLeaks përmbante dokumente nga firma e kontabilitetit “Price ëater Mouse Coopers” që tregojnë se kompanitë e mëdha po përdornin marrëveshje tatimore në Luksemburg për të zvogëluar shumën që duhej të paguanin.
Dokumentet e FinCEN janë të ndryshme sepse ato nuk janë thjesht dokumente nga një ose dy kompani – ato vijnë nga një numër i madh bankash.
Ato nxjerrin në pah një sërë aktivitetesh potencialisht të dyshimta që përfshijnë kompani dhe individë dhe gjithashtu ngrenë pyetje pse bankat që e kishin vërejtur këtë aktivitet nuk vepronin gjithmonë sipas dyshimeve të tyre.
FinCEN tha se rrjedhja mund të ndikojë në sigurinë kombëtare të SHBA dhe të kërcënojë sigurinë e institucioneve dhe individëve që paraqesin raportet. Por javën e kaluar ajo njoftoi propozimet për të riparë programet e saj kundër pastrimit të parave.
Britania e Madhe gjithashtu ka zbuluar planet për të reformuar regjistrin e saj të informacionit të kompanisë për të ndaluar mashtrimin dhe pastrimin e parave.//Burimi: BBC// Përktheu dhe përshtati në shqip për Politiko.al, B.L.//
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51