
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Draft-rezoluta/ Zhdekretimi i zgjedhjeve nga Meta, pesë orë mocion me debat sot në Parlament

Seanca e sotme në Kuvend do të përqendrohet vetëm në një çështje, zhdekretimin e zgjedhjeve vendore nga presidenti Ilir Meta këtë të hënë.
Menjëherë, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkoi kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi një mocion me debat lidhur, e miratuar një ditë më pas në Konferencën e Kryetarëve.
Sot, pritet që mocioni të shoqërohet me pesë orë debat, një kohë e ndarë në mënyrë proporcionale, 170 minuta për mazhorancën dhe 130 për partitë opozitare parlamentare dhe grupeve të pavarura.
“Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” pdf (nenet 48, 98 e 99, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Paraqitja e mocionit nga kërkuesi Debati i përgjithshëm (sipas kohës së caktuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit lidhur me seancën e sotme, ndërsa mocioni pritet të mbyllet me miratimin e një rezolute sipas draftit.
Draft-rezoluta:
MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”
Kuvendi i Shqipërisë:
Duke i kushtuar rëndësinë maksimale momentit historik në të cilin ndodhet vendi për procesin integrues me Bashkimin Europian, në pritje të vendimit të Këshillit Europian pas rekomandimit pa kushte të shprehur nëprogres raportin e Komisionit Europian të datës 29 Maj 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE;
Duke ripërsëritur vendosmërinë dhe vullnetin e plotë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, të pranuar gjerësisht nga aktorët politik në vend, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR pasqyruar në raportet e monitorimit për zgjedhjet e mëparëshme si dhe në harmoni të plotë me standartet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të barabarta;
Duke mbështetur fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi si kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit si dhe për sundimin e së drejtës dhe forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri, reformë që vlerësohet me nota shumë pozitive në progres raportin e Komisionit Europian dhe ku Shqipëria veçohet si shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor;
Duke vlerësuar ngritjen e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor,hapat e ndërmarrapër plotësimineshpejtë tëvendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese,për ngritjen e prokurorisë dhe gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe duke inkurajuar intensifikimin e zbatimit të reformës në drejtësi në këtë drejtim;
Duke vlerësuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar lirisht dhe në formë paqësore, dënon çdo formë dhune kundër jetës, pronës, rendit institucional dhe organeve të shtetit, të cilat në të njëjtën kohëndikojnë negativisht në imazhin e vendit, minojnë procesin e reformave dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian;
Duke vlerësuar dialogun politik dhe institucional midis aktorëve politik, parlamentar dhe jo parlamentar, si rrugën e vetme që njeh demokracia funksionale për bashkëjetesën politike dhe shoqërore, ashtu siç dhe rekomandon Komisioni Europian në raportin e Majit 2019 se partitë e opozitës jashtëparlamentare duhet të ripërfshihen në mënyrë konstruktive në institucione demokratike e të ndalin veprime që bien ndesh me parimet demokratike;
Duke mbajtur përgjegjësinë që i ngarkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 1 të saj ku shprehimisht thuhet se Shqipëria është Republikë Parlamentare;
Duke respektuar parashikimin kushtetues se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike;
• Duke mbajtur në konsideratë rolin e Presidentit në një republikë parlamentaresi njëorgan neutral,i paanshëm dhe i pavarur, si një organ që qëndron në të gjitha pushtetet dhe që nuk bën pjesë në to, si një institucion që nuk mund të jetë aktiv në proceset vendimmarrëse politike me qëllim shmagjen e qëndrimeve politiko partiake në ushtrimin e funksioneve të tij shtetërore;
Kuvendi i Shqipërisë duke u njohur me aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe duke konsideruar se ky është një akt i paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor konstaton:
• Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anulluar zgjedhjet;
• Akti i Presidentit, në mënyrë të kundraligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, sic është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019;
• Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor;
• Është detyrim i administratës zgjedhore, jo vetëm të garantojë ushtrimin e së drejtës së zgjedhjes sipas standarteve kushtetuese dhe ligjore nga shtetasit shqiptarë, por edhe ta mbrojë ushtrimin e kësaj të drejte nga çdo ndërhyrje e paligjshme e kryer apo që tentohet të kryhet, nga çdo person fizik apo juridik, duke mos lejuar cënimin e mbarëvajtjes së këtij procesi;
• Bazuar nëparimin e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë si dhe diskrecionit të organeve administrative, sipas të cilëve asnjë organ nuk ka detyrimin dhe nuk mban përgjegjësi ligjore nëse nuk zbaton një urdhër, akt, apo cfarëdo vendimi absolutisht të pavlefshëm dhe që bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin;
• Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cënuar rëndë barazinë e konkurimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës;
• Mundësinë e aktivizimit tëmekanizmave tëkontrollit dhe hetimit parlamentarparashikuar nganeni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës;
Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.
Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit sitë vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019.
Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.
Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51