Flash News

KRYESORE

"Duhet ta dini mirë vlerën e fanellës së Tiranës"

"Duhet ta dini mirë vlerën e fanellës së

Mesfushori Idriz Batha sot bëri një ndeshje fantastike përballë Vllaznisë, edhe pse Tirana e tij nuk arriti më shumë se një barazim pa gola. Ai provoi një gjuajtje dhe thuajse i dha avantazhin skuadrës bardheblu, por pa Sherrin që bëri një pritje fantastike.

Pas ndeshjes, Batha analizoi takimin me pak fjalë dhe dha disa komente domethënëse. “Kjo ndeshje ishte derbi dhe nuk do të ishte habi nëse kundërshtari do të fitonte ndaj nesh. Zgjodhëm mënyrën e gabuar për të luajtur. Lojtarët duhet të merrnin më shumë përsipër, pasi Vllaznia mbrohet mirë dhe duhet të merrnim përsipër me shumë rrezik. Lojtarët e Tiranës duhet ta kuptojnë peshën e fanellës së Tiranës dhe duhet të japin gjithçka për këtë ekip".

Të fundit