Flash News

KRYESORE

A duhet të shqetësohet Tirana për protestat në Iran? Teherani: Muxhahedinët e Maryam Rajavi ndodhen në rreshtin e parë

Irani është përfshirë nga një valë protestash që kanë shkaktuar të paktën 15 viktima dhe me dhjetëra të plagosur. Teherani ka akuzuar shtetet e huaja, Arabinë Saudite, Izraelin dhe SHBA për mbështetjen e këtyre protestave, ndërsa thekson se në rreshtin e parë janë vendosur militantët muxhahedinë.

Kjo situatë në Iran po kalon në heshtje në Tiranë, por vendi ynë rrezikon ta gjejë veten shumë shpejt brenda këtij konflikti dhe kjo për shkak se strehon 3 mijë  muxhahedinë dhe lideren e tyre, Maryam Rajavi.

Një prej komandantëve të ‘Gardës Revolucionare’ të Iranit, Mohammad Ali Asoudi, duke iu referuar deklaratës së Maryam Rajavi në ndërrimin e viteve, thotë se: “Sa i përket prezencës së anëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve në këto trazira, është e dukshme se kur Maryam Rajavi dërgon një mesazh zyrtar dhe bën thirrje që të gjithë të marrin pjesë në protesta, është e qartë se anëtarët dhe mbështetësit e tyre janë në radhën e parë (të protestave).”

Edhe disa media shtetërore të Iranit raportojnë se muxhahedinët ndodhen pas trazirave dhe komandojnë protestat.

Në rast se faktohet në ndonjë mënyrë përfshirja e Maryam Rajavi në protestat që po tensionojnë situatën në Iran, atëherë Tirana do të vendoset në një pozicion delikat, pasi baza e lideres muxhahedine është në vendin tonë.

Më 14 gusht të 2017-s, një grup senatorësh të SHBA-së, shtet që mbështet muxhahedinët, zhvilluan një takim në Tiranë me Maryam Rajavi. Grupi udhëhiqej nga republikani John McCain, ish-kandidat për president të SHBA-së.

E ka qendrën në Shqipëri, zbardhet thirrja e muxhahedines Maryam Rajavi për protestuesit: Regjimi i Iranit drejt fundit, të zgjerohen bazat e rebelimit

15 të vdekur nga protestat në Iran; Rusia dhe Turqia flasin për ‘ndërhyrje nga jashtë’, Trump: Koha për ndryshim

Të fundit