Flash News

KRYESORE

Durrës/ I mbështjellë me letër natriban, gjendet i pajetë në det trupi i një burri  

Durrës/ I mbështjellë me letër natriban, gjendet i

Një person është gjetur i pajetë sot në det të hapur nga peshkatarët në Durrës.

Mësohet se trupi i mbështjellë me letër natriban u gjet nga peshkarexha “Emiliani”, rreth 1 milje nga bregdeti.

Trupi i viktimës është gjetur i dekompozuar, por është dërguar menjëherë në morgun e Spitalit të Durrësit nga ku do t’i nënshtrohet edhe ak-tekspertizës.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por dyshimet e para të policisë lidhen me mundësinë e vrasjes së tij para se të hidhej në det, për faktin se trupi është gjetur i mbështjellë me letër natriban.

Të fundit