Flash News

KRYESORE

Dy letrat e Ramës drejtuar Bashës, Berisha: Më ka kopjuar mua

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Opinion”,  dy letrat e Edi Ramës drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha i konsideron “ftesë duke nxjerrë vrer te kundërshtari”. Sipas Berishës, ai me këto reagime i shpall luftë popullit opozitar.

“Tregon veten trashëgimtar primitiv të etërve të tij. Ai kthehet drejt instiktit të hakmarrjes atërore. Mos harro se ka trashëguar partinë terroriste të krimit. Ajo letër është për t’u hedhur në kosh të plehrave”, tha Berisha.

Blendi Fevziu nxorri një letër të hapur të Berishës në dhjetor 2006 (asokohe kryeministër) drejtuar Edi Ramës (në opozitë), si përgjigje se s’do kishte zgjedhje të parakohëshme.

Pasi u lexua letra, e cila kishte thuajse të njëjtën përmbajtje me atë të Ramës drejtuar Bashës, ish-kryeministri tha, “Rama ka kopjuar letrën time”.

Sipas Berishës, asokohe Rama nuk kishte asnjë të drejtë për kërkesën me shtyrje të zgjedhjeve, ndërsa sot sipas tij, situata është ndryshe.

Të fundit