Flash News

KRYESORE

Dy shkarkime në një ditë, Superliga shqiptare ka probleme!

Dy shkarkime në një ditë, Superliga shqiptare ka probleme!

Javë pas jave, analistët sportivë theksojnë se Superliga shqiptare nuk ka rivalitet sivjet. Skuadrat janë thuajse të gjitha në një nivel dhe nuk kanë qëndrueshmëri.

Kjo po reflektohet sidomos këtë fundjavë, sepse vetëm sot janë shkarkuar dy trajnerë. Pak momente pasi Partizani shkarkoi teknikun Franco Lerda, Teuta njoftoi se ka shkëputur marrëdhëniet me Bledi Shkëmbin. Humbja përballë Kukësit nuk është falur nga drejtuesit e klubit, të cilët e kanë shkarkuar trajnerin korçar.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Teuta njoftoi lajmin dhe i uroi fat në karrierë Shkëmbit. 40-vjeçari mori drejtimin e Durrësit më 3 qershor 2018. Ai vjet e kualifikoi ekipin në Europa League, por sivjet gjërat nuk ecën.

Të fundit