Flash News

KRYESORE

E diela pa makina, gazetari i njohur- Ramës: Të na rruaç o komandant, po betonierët?

Nisma e propozuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama ka ngjallur mjaft indinjatë dhe kundërshti që nga tetori e deri në mars 2021 e diela do të jetë pa makina, njësoj si gjatë masave të pandemisë.

Gazetari Artan Hoxha jo vetëm që e kundërshton, por pyet me ironi nëse kjo nismë do të jetë njësoj për të gjithë apo siç ndodhi gjatë pandemisë, që ndër të vetmet që lëviznin ishin betonieret e kamionët, të çilët rezultojnë të jenë ndotësit më të mëdhenj të ajrit dhe mjedisit në kryeqytet.

“Te diela pa makina per popullin, apo edhe pa betoniere?!

Udheheqesi, sefundi na beri me dije se:

“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela. Per t’u rikthyer pas sezonit të verës, ku çdo të diel minimalisht, nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm, si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”.

Na rruaç komandant, te paçim sa malet!!!

Tani, kjo e diela do jete pa makina fare?!

Apo vetem per makinat e popullit, perjashtuar betonieret dhe kamionet e tonazhit te rende te industrise se ndertimit, te cilet rezultojne te jene ndotesit me te medhenj te ajrit dhe mjedisit ne kryeqytet.

Sepse gjate pandemise dhe masave te izolimit kunder covid19, kur levizja ndaloi per te gjithe qytetaret, te vetmet mjete qe nuk ndaluan kurre qarkullimin dhe ndotjen mbi kryeqytet, ishin betonieret dhe kamionet e tonazhit te rende.

Keto te fundit, nen bekimin e lejeve ndertimore te Lali Erit, vazhduan te betononin me sukses te plote edhe ato cepa te kryeqytetit qe i kishin mbijetuar betonizimit.

Pra ju lutemi na qartesoni, do kemi te diela pa makina per te gjithe, perfshire dhe betonieret, apo te diela, vetem pa makinat e popullit, qe betonieret te levizin lirisht neper qytet?!”, shkruan gazetari.

Të fundit