Flash News

KRYESORE

E FUNDIT: Reja publikon listën, i rrëmbejmë talentin Zvicrës / Shumë surpriza në skuadër!

Trajneri Edy Reja ka publikuar listën e kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e fundit të eliminatoreve kundër Andorrës dhe Francës. Ekipi ynë do të vijë me risi të shumta, pasi do të ketë emra të rinj dhe rikthime të rëndësishme.

Lojtari i Hibernianit, Florian Kamberi, thirret për herë të parë. Ai ka zgjedhur Shqipërinë para Zvicrës dhe Kosovës. Emanuele Ndoj që është rikuperuar nga dëmtimi që kishte dhe rikthehet me ekipin. Ka vend dhe për Taulant Xhakën e Baselit, Myrto Uzunin e Lokomotivës së Zagrebit që merr vendin Sokol Cikalleshit të dëmtuar.

Trajneri Edy Reja ka konfirmuar Memollën, Trashin, Seferin dhe Selahin në listën zyrtare. Ka surpriza te lista e pritjes, aty ku lexohen emrat e Selmanit, Çekiçit, Alijit, Vrionit, Kaçes, Brojës dhe risia e madhe Enis Çokaj.

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS

PORTIERË: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)

MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok), Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tëente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)

SULMUES: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)

LISTA E PRITJES: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb)

Të fundit