Flash News

KRYESORE

E lanë jashtë listave të PS, flet vajza e Namik Dokles: Çfarë me mësoi të paturit një baba politikan ndër vite

E lanë jashtë listave të PS, flet vajza e Namik Dokles:

Pas largimit të deputetit socialist Namik Dokle nga politika, ka reaguar vajza e tij , Anika Dokle.

Përmes një statusi Anika rrëfen se çfarë i ka mësuar të paturit babain politikan prej vitesh. Mjekja është ndër kritiket më të mëdha të kryeministrit Edi Rama dhe nuk dihet nëse qëndrimet e  saj kanë ndikuar në largimin e deputetit nga politika.

Reagimi i Anika Dokles:

“Çfarë me mësoi të paturit një baba politikan ndër vite?

Të ndërtosh reputacionin familjar dhe shoqëror nëpërmjet politikes është shumë e vështirë. Edhe më të kulluarin e bën “pis” politika. Politika është më e bukur kur ka garë dhe debat. Politika bëhet me shokë dhe jo ortakë. Këta të fundit bëjnë biznes.

Çdo përpjekje për liri dhe demokraci është e vyer; me e vyera ndër to qëndresa!

Politika nuk ka memorie.

Të dish të dalësh nga politika në kohën e duhur është privilegj i të mençurve.

Dhe e fundit, mësova të jetoj mes punës dhe njerëzve të thjeshtë, pa ma ndjerë fare për politikën si privilegj!!”

Të fundit