Flash News

KRYESORE

E mori me bujë nga Juventusi, Guardiola: Ky nuk di të luajë pa top

E mori me bujë nga Juventusi, Guardiola: Ky nuk di të luajë pa

Trajneri i Man. City, Pep Guardiola, është ndryshe nga trajnerët e tjerë. Ai nuk kërkon të njëjtat gjëra bazë si trajnerët normalë, sepse ka një stil loje krejt tjetër. Kjo vlen edhe kur blen një lojtar për 65 mln euro.

Po flasim për mbrojtësin Cancelo, i transferuar me bujë nga Juventusi verën e shkuar. Ai ka luajtur titullar vetëm në 2 ndeshje deri tani dhe ende nuk ka debutuar në kampionat.

Guardiola e ka një shpjegim, sigurisht. "Cancelo erdhi me vonesë dhe nuk e kapi dot në kohë fazën përgatitore. Për momentin ai nuk i kupton si duhet gjërat që ne kishim bërë gjatë verës", ka deklaruar tekniku spanjoll.

“Cancelo ka bërë gjëra të tjera në skuadrat ku ka luajtur, krahasuar me ato që kërkoj unë. Ja pse duhet kohë. Ai ka nisur të kuptojë se si të lëvizë pa top, gjë që më parë nuk e dinte", - ka shtuar Pep.

Të fundit